LAJMI I FUNDIT:

Mariçiq: Nuk e kemi problem që bullgarët të përfshihen në Kushtetutë, por procesi është më i gjatë

Mariçiq: Nuk e kemi problem që bullgarët të përfshihen në Kushtetutë, por procesi është më i gjatë

Bisedimet me Bullgarinë dhe një marrëveshje e mundshme do të shkaktojnë reagime nga opozita. Duke qenë se tema është e ngjashme, narrativa është e ngjashme, është për t’u habitur që opozita nuk ka reaguar deri më tani, tha zv. kryeministri Bojan Mariçiq për “Utrinski Brifing”.

“Opozita është vetëm deklarative për NATO-n dhe BE-në, por kur duhet të vendosim deklarativisht, opozita hesht. Kjo nuk është një situatë ku mund të qëndroni neutral. Vetë fakti që ata heshtin për këtë çështje do të thotë që ata bëjnë llogaritje duke shprehur mendimin për një çështje të rëndësishme”, thotë Mariçiq, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Muajin e kaluar ka pasur komunikim intensiv mes qeverive të Maqedonisë dhe Bullgarisë, përkujton Mariçiq, por nuk ka nevojë të kalkulohet dhe të përfitohet politikisht.


“Synimi ynë është që të gjitha çështjet me Bullgarinë t’i vendosim në një dokument që do t’i përcaktojë të gjitha çështjet, në mënyrë sa më të detajuar dhe që do të dëshmohet nga BE-ja, me çka do të heqin bllokadën për fillimin e negociatave.

Nuk e kemi problem që bullgarët të përfshihen në Kushtetutë, por është një proces më i gjatë. Çfarëdo që të biem dakord me Bullgarinë do të marrë kohë për t’u zbatuar, asgjë nuk ndodh brenda natës. Dhe opozita duhet të ndihmojë, të arrihet një konsensus dhe t’i zgjidhë këto çështje”, thotë Mariçiq./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore

Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore

Drejtësi

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
Raci i reagon Muhaxherit: E rrezikshme, sërish i quajti veprimet e Kosovës për integrimin e veriut si veprime në funksion të Serbisë

Raci i reagon Muhaxherit: E rrezikshme, sërish i quajti veprimet e Kosovës për integrimin e veriut si veprime në funksion të Serbisë

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Drejtësi
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Kalo në kategori