LAJMI I FUNDIT:

Presidenca e Maqedonisë së Veriut dënon sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës

Presidenca e Maqedonisë së Veriut dënon sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës

Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, ka dënuar fuqishëm veprimet ushtarake të Rusisë mbi Ukrainën.

Pendarovski thotë se këto veprime çojnë në humbjen e pa kompensuar të jetëve të njerëzve dhe dëmeve materiale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Dënoj fuqishëm aksionin ushtarak që po ndërmerr Rusia kundër Ukrainës, që do të çojë në mënyrë të pashmangshme në humbje të pariparueshme të jetës njerëzore dhe dëme materiale. Pushtimi i Rusisë në Ukrainë është një sulm ndaj integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës, shkelje serioze e parimeve bazë të së drejtës ndërkombëtare, goditje për rendin demokratik dhe kërcënim për stabilitetin e Evropës”.


“Si anëtare e NATO-s, ne i bashkohemi thirrjes së Aleancës drejtuar Rusisë për të ndërprerë armiqësitë në territorin ukrainas. Në emër të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, shpreh solidaritetin me popullin ukrainas në këto kohë të vështira”, thotë Pendarovski.

Ai në fund shton se për sot ka thirrur seancë të Këshillit të Sigurimit për të diskutuar agresionin e Rusisë kundër Ukrainës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Lajme
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Sociale
Kalo në kategori