Rezerva Federale e SHBA (FED) ka miratuar një ndryshim në Rregullore që ua ndalon zyrtarëve të lartë të tregtojnë kriptovaluta, aksione dhe obligacione.
Sipas rregullores së re, të ndryshuar, zyrtarët e lartë të FED nuk do të jenë në gjendje të blejnë, zotërojnë ose shesin aksione individuale, obligacione dhe letra të tjera me vlerë të qeverisë, fonde të indeksit të sektorit, valutë të huaj dhe kriptomonedha.
Rregullorja u publikua në tetor të vitit 2021 dhe në atë kohë nuk mbulonte kriptovalutat, por tani është ndryshuar më pas. Sipas një deklarate nga Komiteti Federal i Operacioneve të Tregut të Hapur (FOMC), shumica e kufizimeve do të hyjnë në fuqi më 1 maj të vitit 2022.
Ndalimi zbatohet për anëtarët e rangut të lartë të FOMC (Komiteti Federal i Tregut të Hapur që përcakton normat e interesit dhe përcakton politikën financiare), presidentët e degëve rajonale të FED dhe shumë zyrtarë të tjerë, duke përfshirë menaxherët e tregtimit të obligacioneve dhe punonjësit e FED që marrin pjesë në mbledhje. Rregullorja që ndalon tregtimin e kriptomonedhave vlen edhe për bashkëshortët dhe fëmijët e punonjësve.
Megjithëse fillimisht kjo rregullore do të zbatohet vetëm për drejtuesit e lartë të FED, banka qendrore tha se pret që përfundimisht të mbulojë të gjithë punonjësit.
Ndalimi vjen pas polemikave publike të vitit të kaluar të shkaktuar nga raportet dhe informacionet se disa zyrtarë të bankës qendrore tregtuan aksione dhe fonde të kapitalit para masave të FED për të mbajtur ekonominë në këmbë gjatë krizës pandemike, raporton cnbc.
Në atë kohë, Rezerva Federale bëri thirrje për një politikë të normave më të ulëta të interesit dhe blerjeve të mëdha të obligacioneve, dhe nën lupën mediatike ishin presidenti i FED-it të Dallas, Robert Kaplan dhe Presidenti i FED-it të Bostonit, Eric Rosengren. Rregullorja “synon të forcojë besimin e publikut në paanshmërinë dhe integritetin e punës (FED) dhe të parandalojë mundësinë e çdo konflikti interesi”, tha FOMC.
Sipas këtij ndalimi, zyrtarët që aktualisht kanë investime në bursë do të kenë një vit kohë për t’u tërhequr prej tyre. Zyrtarët që synojnë të investojnë në një aktiv në bursë do të duhet të njoftojnë FOMC-në qysh 45 ditë përpara, me një marrëveshje për të mbajtur investimin për të paktën një vit.
Kongresi po përgatit gjithashtu një masë të veçantë për të ndaluar anëtarët e legjislaturës të mbajnë aksione individuale, por këto rregullore ende nuk janë shpallur zyrtarisht. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
PostCHAT ju pret!
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje