LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi kujton takimin në Shtëpinë e Bardhë me ambasadorin Hovenier, një ditë pasi GJND konfirmoi legalitetin e shpalljes së pavarësisë

Krasniqi kujton takimin në Shtëpinë e Bardhë me ambasadorin Hovenier, një ditë pasi GJND konfirmoi legalitetin e shpalljes së pavarësisë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi, ka kujtuar kohën e njohjes me Ambasadorin e ri të SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier .

Përmes llogarisë së tij në Twitter, Krasniqi ka bërë të ditur se me Ambasadorin Jeffrey Hovenier ishin takuar në Shtëpinë e Bardhë në Washington, pikërisht në kohën kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë konfirmoi legalitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Atë kohë, Ambasadori Jeffrey Hovenier ka qenë pjesë e stafit të Zëvendëspresidentit të asaj kohe dhe presidentit aktual Joe Biden.


“Dje në takim me Ambasadorin Amerikan në Kosovë Jeffrey Hovenier ishte befasi e këndshme të kuptojmë që afërsisht 12 vjet më parë ishim në të njëjtin takim në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin aktual të ShBA-së (Zëvendëspresident në atë kohë) dhe në atë kohë kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi”, ka shkruar Krasniqi.

“Ishte një takim i paharrueshëm për të gjithë pjesëmarrësit, i cili u mbajt me 21 korrik 2010, vetëm një ditë para vendimit të GJND-së që konfirmoi se shpallja e Pavarësisë të Kosovës ishte në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, në proces të cilin kishim përkrahje të plotë të SHBA-së”.

“Kosova është me fat që Joe Biden është Presidenti i SHBA-ve, një përkrahës i palëkundur i rrugës tonë të shtetndërtimit dhe zhvillimit, dhe mandatin e tij duhet të shfrytëzuar për forcimimin e mëtejmë të marrëdhënieve Kosovë – SHBA dhe konsolidimin e pozitës së Kosovës në arenën ndërkombëtare”, ka shkruar Krasniqi.