LAJMI I FUNDIT:

Konjufca ia ndërprenë fjalën ministres Haxhiu për t’ia uruar ditëlindjen Ganimete Musliut

Konjufca ia ndërprenë fjalën ministres Haxhiu për t’ia uruar ditëlindjen Ganimete Musliut
Foto: Arkiv

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, në seancën e sotme plenare ia ka uruar ditëlindjen deputetes së PDK-së, Ganimete Musliut.

Ai ia ka ndërprerë fjalimin ministres Haxhiu për t’ia uruar ditëlindjen deputetes opozitare.

“Ministre, çështja është shumë e rëndësishme por më duhet të të ndërpres për t’ia uruar ditëlindjen Ganimete Musliut. Urimet e mija zonja Ganimete Musliu”.


“I pash disa lule të mëdha duke qarkulluar por kureshtja ishte e arsyeshme”, tha Konjufca.