LAJMI I FUNDIT:

Aktorja që pretendon se u përdhunua nga Marilyn Manson do ta publikojë vazhdimin e dokumentarit që flet për atë që i ndodhi

Aktorja që pretendon se u përdhunua nga Marilyn Manson do ta publikojë vazhdimin e dokumentarit që flet për atë që i ndodhi
(Foto: Vanity Fair)

Evan Rachel Wood, e cila pretendon se e ka përdhunuar Marilyn Manson gjatë xhirimit të një videoklipi, në muajin e ardhshëm do ta publikojë vazhdimin e dokumentarit “Phoenix Rising”, në të cilin flet në mënyrë të detajuar për keqtrajtimin seksual.

Aktorja e ka mbrojtur me sukses futjen e ‘Aktit Phoenix’, një ligj që zgjat statutin e kufizimeve për rastet e dhunës në familje në Kaliforni.

“U bëra një aktiviste, sepse doja të ngrihesha në mbrojtje të viktimave të përdhunimit dhe dhunës në familje. Jo vetëm që njerëzit dëgjuan dëshmitë tona, por ata e kuptuan se ne duhej të ndryshonim ligjin sa më shpejt të ishte e mundur”, ka treguar Wood.


Kujtojmë që pjesa e parë e dokumentarit “Phoenix Rising: Don’t Fall” u shfaq në janar në Festivalin e Filmit Sundance dhe më pas, ajo tha për herë të parë se Manson e kishte përdhunuar gjatë xhirimit të një videoje muzikore për këngën “Heart-Shaped Glasses”. Muzikanti e ka mohuar këtë.

Policia ka mandat arresti për Marilyn Manson
Lexo po ashtu Policia ka mandat arresti për Marilyn Manson

Pjesa e dytë e dokumentarit “Phoenix Rising” do të publikohet më 15 mars në shërbimin e transmetimit HBO Max, ndërsa Wood do të zbulojë më shumë detaje rreth marrëdhënies së saj me Manson.

Evan Rachel Wood dhe Marilyn Manson në klipin e “Heart-Shaped Glasses” (Foto: Screenshot/YouTube/Vevo)

“Duhet të sigurohem që kjo të mos i ndodhë askujt. Kuptova se kjo është hera e parë në jetën time që njerëzit nuk dyshojnë në atë që po them. Ndjej se ata më besojnë”, ka shtuar aktorja. /Telegrafi/

Evan Rachel Wood në klipin e “Heart-Shaped Glasses” (Foto: Screenshot/YouTube/Vevo)

Në trend Magazina

Më shumë
Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Magazina
Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Magazina
I hodhi alkool në sy, Gerta thotë se nuk është penduar për veprimin ndaj Gjestit

I hodhi alkool në sy, Gerta thotë se nuk është penduar për veprimin ndaj Gjestit

Magazina
Bellingham u shfaq në një ndeshje të Real Madridit me të dashurën e tij të re, e cila është gjashtë vite më e madhe se ai

Bellingham u shfaq në një ndeshje të Real Madridit me të dashurën e tij të re, e cila është gjashtë vite më e madhe se ai

Magazina
Martohet për herë të dytë Fero

Martohet për herë të dytë Fero

Magazina
Në gjendje të rënduar emocionale - Gjesti dhe Egli tregojnë se janë konsultuar me psikologë brenda

Në gjendje të rënduar emocionale - Gjesti dhe Egli tregojnë se janë konsultuar me psikologë brenda

Magazina
Kalo në kategori