LAJMI I FUNDIT:

Policia gjermane arreston tre boshnjakë për vjedhjen e disa veturave në vlerë prej 1.5 milion eurove

Policia gjermane arreston tre boshnjakë për vjedhjen e disa veturave në vlerë prej 1.5 milion eurove

Sot në mëngjes, 90 oficerë policie kontrolluan katër ndërtesa banimi dhe biznesi në Dortmund si pjesë e një aksioni kundër hajdutëve profesionistë të veturave ndërsa tre persona nga Bosnja-Hercegovina janë arrestuar nën dyshimin për vjedhjen e automjeteve me vlerë mbi 1.5 milion euro.

Përveç policëve gjermanë, në operacion morën pjesë edhe anëtarë të Ministrisë së Brendshme të Kantonit të Sarajevës dhe anëtarë të Zyrës Federale të Policisë së Austrisë kundër Krimit dhe EUROPOL.

Ky rrjet kriminal përbëhej nga shtetas të Bosnjës dhe Hercegovinës, të cilët banonin ilegalisht në Gjermani dhe kryenin krime në provincat e Saksonisë së Poshtme, North Rhine-Westfalia dhe Hessen.


https://www.youtube.com/watch?v=cdLHA9FjxJc&feature=emb_title

Ata dyshohet se gjatë natës kanë thyer objektet e banimit për të vjedhur çelësat e automjeteve të shtrenjta si Mercedes, Volkswagen dhe Audi dhe më pas i kanë vjedhur. Vlera totale e automjeteve të vjedhura kalon 1.5 milion euro.

Të arrestuarve të moshës 25 deri në 61 vjeç u gjetën automjete të demontuara, pjesë veturash, para dhe një motoçikletë.

Të akuzuarit dyshohet se kanë kryer një sërë veprash penale. Thuhet se bëhet fjalë për hajdutë profesionistë të cilët “e kanë bërë punën” pa zhurmë, ndaj pronarët kanë vënë re vetëm të nesërmen se u janë vjedhur automjetet.

Hetimi u krye në kuadër të Platformës Multidisiplinare Evropiane kundër Kërcënimeve të Krimit (EMPACT), me mbështetjen e një projekti të financuar nga BE – “Luftimi i Krimit të Rënda në Ballkanin Perëndimor-IPA 2019” të kryer nga autoritetet italiane, gjermane dhe holandeze. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump kërcënon Kanadanë me luftë tregtare: Duhet të bëheni shteti ynë i dashur i 51-të

Trump kërcënon Kanadanë me luftë tregtare: Duhet të bëheni shteti ynë i dashur i 51-të

Botë
Protesta masive në Serbi - si tragjedia e stacionit të trenit kërcënon të rrëzojë regjimin e Vuçiqit

Protesta masive në Serbi - si tragjedia e stacionit të trenit kërcënon të rrëzojë regjimin e Vuçiqit

Evropa
Arrestohet burri në Londër që goditi në fytyrë kamarierën me pjatën plot ushqim

Arrestohet burri në Londër që goditi në fytyrë kamarierën me pjatën plot ushqim

Evropa
Komandanti i ushtrisë ukrainase thotë se vetëm në janar neutralizuan 15 mijë trupa ruse – publikon pamjet nga betejat e ashpra

Komandanti i ushtrisë ukrainase thotë se vetëm në janar neutralizuan 15 mijë trupa ruse – publikon pamjet nga betejat e ashpra

Evropa
Kanadaja largon pijet alkoolike amerikane nga raftet e dyqaneve – lideri i British Columbia bën thirrje për bojkotim të pijeve të fqinjëve

Kanadaja largon pijet alkoolike amerikane nga raftet e dyqaneve – lideri i British Columbia bën thirrje për bojkotim të pijeve të fqinjëve

Amerika
Ukrainasit me dronë të rinj, kanë një distancë prej 2000 kilometrash dhe mbajnë bomba deri në 250 kilogramë

Ukrainasit me dronë të rinj, kanë një distancë prej 2000 kilometrash dhe mbajnë bomba deri në 250 kilogramë

Evropa
Kalo në kategori