LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora me të dashurin në Aeroportin e Milanos, Taika merr vëmendje me maskën shumëngjyrëshe

Rita Ora me të dashurin në Aeroportin e Milanos, Taika merr vëmendje me maskën shumëngjyrëshe

Rita Ora dukej me një veshje të zakonshme, teksa mbërriti në Milano së bashku me të dashurin Taika Waititi të mërkurën.

Këngëtarja 31 vjeçe, u pa e mbështjellë me një xhaketë dizajne shumëngjyrëshe, geta të zeza dhe çizme teksa shëtiste me regjisorin 46 vjeçar, shkruan DailyMail.

Ajo kishte vënë një kapele bejsbolli mbi flokët e saj bionde dhe dukej se ishte pa makijazh.


Taika kishte veshur një xhaketë të zezë, kapuç ngjyrë kafe dhe dëgjuese të zeza në qafë, të shoqëruar me një kapele të bardhë ndërsa ecte përkrah Ritës.

Ai gjithashtu kishte vendosur një maskë shumëngjyrëshe tejet të dukshme, për t’u mbrojtur nga virusi COVID-19.

Kjo paraqitje e tyre vjen pak kohë pasi çifti shijoi një seancë të përbashkët tatuazhesh gjatë fundjavës në Los Angeles.

Është raportuar se regjisori i “Thor” kishte emrin Jane të shkruar në gishtat e tij për nder të një personazhi të quajtur Jane Porter – rol i luajtur nga Natalie Portman – në ekskluzivitetin e “Marvel”.

Taika bëri shaka në mbishkrimin e imazhit të tij duke thënë se ai “as nuk njeh askënd që quhet Jane”, ndërsa shfaqi tatuazhin e tij të ri në një fotografi të publikuar në Instagram.

Ai gjithashtu publikoi një imazh të Ritës së shtrirë në një shtrat në sallonin e tatuazheve, teksa kishte një lule delikate të ngjyrosur në pjesën e sipërme të kofshës.

Çifti vizituan artisten e tatuazheve të Winterstone dhe Rita gjithashtu u lajmërua në rrjetet sociale për të eksploruar përvojën e saj dhe tatuazhin e ri të luleve të dielën.

Interpretuesja e hitit “Let You Love Me” tregoi gjithashtu për 16.1 milionë ndjekësit e saj tatuazhin e ri.

Rita ndau gjithashtu një sërë fotografish nga koha e tyre e kaluar bashkë në Los Angeles, Kaliforni.

Këngëtarja me origjinë shqiptare i tha The Independent në një intervistë muaj më parë se do t’i pëlqente të kishte një familje të mirë dhe të madhe, dhe gjithashtu komentoi romancën e saj me Taikan, duke thënë se “nuk priste të gjente dashuri” në Australi.

Rita e lindur në Kosovë ngriu qelizat vezë në moshën 24 vjeçare dhe më pas përsëri në moshën 27 vjeçare pasi kërkoi këshillën e mjekut të saj.

Ajo tha për procesin: “Do të doja të kisha një familje të madhe të bukur! Unë mendoj se si gra, ne e bëjmë këtë presion mbi veten tonë, në mënyrë të pandërgjegjshme, sepse mendojmë se kjo është detyra jonë – të krijojmë dhe të japim jetë”.

“Pra, thjesht doja të mos shqetësohesha për këtë. Dhe nuk e bëra, dhe ishte gjëja më e mirë që kam bërë ndonjëherë”, tha ajo.

Diku tjetër në bisedën e saj me gazetën britanike, ajo foli për romancën e saj me Taikan, duke thënë: “Nuk e prisja të gjeja dashurinë në Australi dhe as nuk e kërkoja”.

Ajo shtoi se është e prirur ta mbajë lidhjen e saj jashtë vëmendjes dhe ta ‘mbrojë atë’, përpara se të thotë se ka ndryshuar mënyrën se si shoqërohet tani në sytë e publikut.

“Unë mendoj se duke mbrojtur diçka që ju intereson vërtet, duhet të keni pak ndjenjën e privatësisë. Nuk do ta kisha ditur nëse nuk do të kaloja atë që kam kaluar në të kaluarën”, tha ajo. /Telegrafi/