LAJMI I FUNDIT:

​VV kërkon që deputetët të mos kompensohen për derivate dhe për 50 për qind të zbriten shpenzimet telefonike, Lushtaku u quan këtë fasadë të LVV-së

​VV kërkon që deputetët të mos kompensohen për derivate dhe për 50 për qind të zbriten shpenzimet telefonike, Lushtaku u quan këtë fasadë të LVV-së

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka shqyrtuar kërkesën për caktimin e lartësisë së kompensimit të deputetit për funksion udhëheqës dhe kompensimin e shpenzimeve.

Për këtë kërkesë të drejtuar nga kryetari i Kuvendit të Kosovës që parasheh heqjen e kompensimit të deputetëve për derivate, shefja e GP nga VV, Mimoza Kusari Lila ka thënë se duhet të vendoset një tavan për shpenzimet mujore të një deputeti.

“Kompensimet për shpenzimet telefonike të zbriten 50 për qind. Të mos ketë kompensime shtesë për deputetin”, theksoi ajo.


Deputeti nga LDK-ja, Avdullah Hoti tha se kërkesa e kryetarit të Kuvendit është e paqartë.

Madje Hoti kërkoi që t’u jepet më shumë kohë Grupeve parlamentare për diskutim.

“Ka paqartësi, kjo punë nuk duhet të bëhet me eufori”, tha ai.

Deputeti i nga PDK, Mërgim Lushtaku kërkesën e VV e ka quajtur një “fasadë”, pas shpërthimit të debatit për shpenzimet e deputetëve për naftën.

“Të mos biem pre për një grusht vota”, tha Lushtaku.

Kryetari i Komisionit në fund tha se nuk e ndershme që Kuvendi t’i mbikëqyrë shumë institucione, e në anën tjetër deputetët të shpenzojnë derivate pa kontrolle.

“Nuk është mirë që deputetët t’i mbikëqyrin shumë institucione për shpenzime, e në anën tjetër deputetët të shpenzojnë për derivate pa kontroll. Unë jam që të hiqen kompensimet për naftë dhe kafe”, tha ai.

Ai the se javën tjetër ky Komision do të marrë një vendim për këtë çështje.

Ndërkohë, Komisioni ka krijuar një Grup Punues prej pesë anëtarësh lidhur me Projektligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Politikë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Lajme
Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Lajme
Kosova kërkon statusin e mysafirit special në Këshillin e Evropës

Kosova kërkon statusin e mysafirit special në Këshillin e Evropës

Lajme
Pas urdhrit të gjykatës që Kurti të paraqitet në Prokurorinë Speciale, reagon zëdhënësi i Qeverisë

Pas urdhrit të gjykatës që Kurti të paraqitet në Prokurorinë Speciale, reagon zëdhënësi i Qeverisë

Lajme
Kalo në kategori