Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, ka hedhur akuza të ashpra ndaj Prokurorisë së Speciales në lidhje me protokollin e propozuar nga ajo për kontaktet me dëshmitarët.
Emmerson ka thënë se pretendimet e Prokurorisë për ndërhyrje të mundshme të mbrojtjes te dëshmitarët janë qesharake dhe fyese.
”Janë komente fyese, nuk përputhen fare me rregullat dhe dua ta trajtoj sepse është koment serioz. Ju duhet ta shikoni mënyrën se si paraqitet çështja tek prezumimi i pafajësisë. Çështja kryesore është proporcionaliteti i kësaj që propozohet. Prokurori tha që nuk e dinte nëse e kishte të drejtën të përfaqësonte viktimat. Ai nuk e ka këtë të drejtë. Siç thotë prokuroria se për çfarë është ky protokoll dhe cila është metodologjia. Prokuroria thotë se do të shmang ritraumatizimin e dëshmitarëve dhe të ruaj integritetin e tyre fizik”, tha ai.
”Përse përfshihen dëshmitarët në këtë protokoll. Nuk ka asnjë arsye të besoj se mbrojtja t’i korruptojë ata. Është për të qeshur, fyese dhe nuk duhet marrë seriozisht. E kundërta është e vërtetë. Për ndërkombëtarët që do thirren si dëshmitarë ky sistem nuk duhet zbatohet. Pra minimum duhet të përjashtohet çdo person që nuk është viktimë. Gjithçka që mund të bëhet për ta bërë numrin e menaxhueshëm, ndryshe do të kemi vonesë për dy vite”, tha Emmerson, transmeton Klan Kosova.
”Është një proces ku secila palë duhet të ketë besim që të paraqes çështjen e vet. Nëse Prokuroria thotë se nuk mund t’ia kesh besën mbrojtjes, kjo është për të qeshur. Kam frikën se gjithçka mund të rrëzohet sepse gjithçka bazohet në besimin mes palëve. Këto janë kërcënim për bashkëpunimin e dëshmitarëve”, tha ai.
Avokati i Veselit ka shtuar se Prokuroria ka orkestruar takim me ambasadorët evropianë për çështjen e të akuzuarve dhe, sipas tij, kjo është diçka shokuese.
Tutje, ai tha se këto janë zhvillime të tmerrshme.
”Sipas tyre, ne nuk duhet ta kemi besën dhe jemi njerëz jo të duhur. Çështjet e ngritura nga mbrojtja kundër Prokurorisë lidhen me deklarata jo të sakta lidhur me kohëzgjatjen e procedurave për periudhën paraprake dhe shanset e lirimit paraprak. Prokuroria e ka keqorientuar gjykatën në shumë mënyra. Prokuroria ka orkestruar takimin e ambasadorëve evropianë në lidhje me të akuzuarit. Kemi pasur zhvillime të tmerrshme sa i përket sjelljes së Prokurorisë. Është një shok dhe tronditje se si Prokuroria është lejuar të sillet. Të thuash se unë jam një person se do të kryeja krim në përgatitjen e mbrojtjes është e turpshme dhe shembull se si Prokuroria ka humbur çdo arsye dhe logjikë dhe është e dëshpëruar”, tha Emmerson.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova