LAJMI I FUNDIT:

Juventusi zotohet se do të demonstrojë korrektësinë e tyre në rastin e fitimeve kapitale

Juventusi zotohet se do të demonstrojë korrektësinë e tyre në rastin e fitimeve kapitale

Juventusi ka lëshuar një deklaratë duke njoftuar se hetimi i Prokurorisë Federale për çështjen e fitimeve kapitale ka përfunduar dhe ata zotohen të “demonstrojnë korrektësinë e veprimeve të tyre”.

Biankonerët, së bashku me dhjetë klube të tjera të futbollit italian, po hetohen për transferta të dyshimta me vlera të fryra për të ruajtur fitimet e tyre kapitale. Një listë e madhe transferimesh nga dy vitet e fundit janë hetuar për të përcaktuar nëse ishin apo jo marrëveshje legjitime dhe deklarata e sotme thekson se hetimi tashmë ka përfunduar.

Juventusi dhe dhjetë klubet e tjera tani mund të fillojnë përgatitjen e mbrojtjes së tyre, duke iu lejuar aksesi në dokumentet përkatëse. Një shembull i këtyre transfertave të fryra është marrëveshja që solli Arthurin te Biankonerët nga Barcelona, ​​ku shumë sugjerojnë se vlera e tij ishte mbivlerësuar jashtëzakonisht shumë për të balancuar më mirë llogaritë.


Vazhdon rebelimi i Realit, Barçës dhe Juves – planifikojnë këtë verë të jetësojnë planin e Superligës Evropiane
Lexo po ashtu Vazhdon rebelimi i Realit, Barçës dhe Juves – planifikojnë këtë verë të jetësojnë planin e Superligës Evropiane

Përditësimet priten gjatë javëve në vijim, megjithëse çështja mund të zvarritet shumë më gjatë.

Më poshtë deklarata e plotë e Juventusit:

“Juventus Football Club SpA (‘Juventus’ ose ‘Kompania’) njofton se këtë mbrëmje, së bashku me dhjetë klube të tjera italiane të futbollit dhe drejtuesit e tyre të lartë, ka marrë një ‘Njoftim për përfundimin e hetimeve’ nga Zyra e Prokurorit Federal në FIGC. në lidhje me vlerësimin e efekteve të disa transferimeve të të drejtave të regjistrimit të lojtarëve në pasqyrat financiare dhe llogaritjen e fitimeve kapitale, pas raportit të Co.Vi.So.C., për shkeljen e pretenduar të nenit 31, paragrafi 1, dhe nenet 6 dhe 4 të Kodit të Drejtësisë Sportive”.

“Duhet theksuar se dokumenti i paraqitur, për disa transferta të kryera në vitet financiare 2018/19, 2019/20 dhe 2020/21, nuk përbën ushtrim të masës disiplinore nga Prokuroria Federale. Kompania tani mund të ketë akses në dokumente dhe të paraqesë mbrojtjen e saj brenda kushteve të parashikuara nga Kodi, duke besuar se do të jetë në gjendje të demonstrojë korrektësinë e veprimeve të saj”, thuhet më tej në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Sven-Goran Eriksson vdiq me miliona borxhe pas mashtrimit, familja shet pronat pas vdekjes

Sven-Goran Eriksson vdiq me miliona borxhe pas mashtrimit, familja shet pronat pas vdekjes

Ndërkombëtare
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Barcelona sa ishte në Arabinë Saudite, bisedoi me sheikët për shitjen e pesë lojtarëve

Barcelona sa ishte në Arabinë Saudite, bisedoi me sheikët për shitjen e pesë lojtarëve

La Liga
Luka Modric befason të gjithë me deklaratën e tij pas humbjes turpëruese ndaj Barcelonës

Luka Modric befason të gjithë me deklaratën e tij pas humbjes turpëruese ndaj Barcelonës

La Liga

"Jam shqiptar" - Arijon Ibrahimovic flet për origjinën në intervistën e parë pas kalimit te Lazio

Serie A
E kryer, Juventusi dhe PSG arrijnë marrëveshje për Kolo Muanin

E kryer, Juventusi dhe PSG arrijnë marrëveshje për Kolo Muanin

Serie A
Kalo në kategori