Nga: Donika Bakiu
Një kulturë paqeje mund të ndërtohet vetëm në një hapësirë ku secili ka të drejtë të përdorë plotësisht dhe lirisht gjuhën e tij amtare në të gjitha rrethanat e ndryshme të jetës.
Kjo ditë është mundësi për të promovuar diversitetin gjuhësor dhe kulturor dhe për të punuar për të ruajtur këto dallime në kultura dhe gjuhë që promovojnë tolerancën dhe respektin për të tjerët.
Më 21 shkurt 2022, UNESCO shënon Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare për të promovuar diversitetin gjuhësor global dhe edukimin shumëgjuhësh. Diversiteti gjuhësor është çelës për ndërtimin dhe ruajtjen e shoqërive integruese, të hapura, të larmishme dhe pjesëmarrëse. Gjuhët përcjellin informacion dhe njohuri, duke promovuar në këtë mënyrë prosperitetin, ndryshimin shoqëror dhe zhvillimin e qëndrueshëm.
Shoqëritë shumëgjuhëshe dhe multikulturore ekzistojnë nëpërmjet gjuhëve të tyre, të cilat transmetojnë dhe ruajnë njohuritë dhe kulturat tradicionale në mënyrë të qëndrueshme. Njohja dhe respektimi i diversitetit gjuhësor dhe kulturor janë thelbësore për bashkëjetesën paqësore. Diversiteti gjuhësor dhe shumëgjuhësia janë thelbësore për zhvillimin e qëndrueshëm dhe paqen e qëndrueshme në shoqëri.
Termi gjuhë amtare zakonisht i referohet gjuhës së parë të mësuar atë që flasin që në vegjëli. Gjuha amtare është gjuhë e mësuar nga folësi në fëmijërinë e hershme pa udhëzim zyrtar. Sipas Klugesë, fjala ndoshta është krijuar sipas modelit të latinishtes lingua materna (fjalë për fjalë: “gjuha nga ana e nënës”). Gabime drejtshkrimore gjenden edhe në tekstet shkollore, si dhe në shumë dokumente të tjera, të cilat bëhen publike nga organizatat dhe mekanizmat tjerë. Foljet ndihmëse “kam “ dhe “jam” nuk shkruhen me “ë” në fund , “trashëgimi “nuk shkruhet “trashigimi” etj. Gjithandej hasim lëshime që s’janë vetëm mungesë dijesh gramatikore, por mospërfillje dhe pavetëdije për krimin që i bëhet gjuhës .
Jemi dëshmitarë të shkeljes së rregullave gjuhësore pothuajse në të gjitha llojet e komunikimit, përfshirë edhe librat që i botojmë e, që është më skandalozja e më e dhimbshmja, tekstet shkollore që i hartojmë. Gabimet e shumta gjuhësore janë të pranishme thuajse në të gjitha lëndët, në të gjitha tekstet shkollore – duke filluar nga librat e gjuhës shqipe edhe tek të gjithë librat tjerë. Shërbimi gjuhës amtare duhet t`i bëhet nga secili prej nesh dhe deri te institucionet shtetërore dhe tek ato private të cilat e kanë edhe obligim kushtetues.
Në shumë vende të botës gjuha amtare mbrohet me ligj. Dua të theksoj një element bazë për shmangjen e gabimeve drejtshkrimore e ajo është ngritja e ndërgjegjës dhe kulturës gjuhësore të secilit prej nesh. Duhet të gjithë të mundohemi të shkruajmë pa gabime. Çdo individ e ka për detyrë të bëjë çmos për mbrojtjen dhe zbatimin e drejtë të normave dhe rregullave gjuhësore. Nga ana tjetër, kur gjuhët shuhen, diversiteti kulturor i cili përbën pasurinë e njerëzimit, gjithashtu zbehet.
Me gjuhët, në fakt, janë gjithashtu perspektivat, traditat, kujtesa kolektive dhe mënyrat unike të të menduarit dhe të shprehurit – kaq shumë burime të çmuara për garantimin e një të ardhmeje më të mirë – ato që po humbasin. Më shumë se 43 për qind e rreth 6 700 gjuhëve të folura në botë kërcënohen me zhdukje. Kjo do të thotë se çdo dy javë, një gjuhë zhduket përgjithmonë duke marrë me vete një trashëgimi të tërë kulturore dhe intelektuale.
Çdo gjuhë dhe dialekt që ekziston në botë u lejon atyre që i flasin të përcaktojnë veten si një komunitet, me një sërë referencash kulturore, një histori dhe shpesh vlera të përbashkëta.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbi tezën ilire e pellazge të prejardhjes së shqiptarëve
Ateistë, ju as që e kuptoni çfarë është “besimi”!
Wilhelm zu Wied dhe Shqipëria në arkivat gjermane
Fjalë të urta popullore: Burri është çadra e gruas, gruaja pasqyra e burrit!
Bokaçio në skenë
Letra e Enver Hadrit e vitit 1976, drejtuar dajës së tij Said Kryeziu
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles