LAJMI I FUNDIT:

Të paktën 14 viktima për shkak të stuhisë Eunice që ka përshkuar një pjesë të Evropës

Të paktën 14 viktima për shkak të stuhisë Eunice që ka përshkuar një pjesë të Evropës

Të paktën 14 persona kanë humbur jetën për shkak të stuhisë Eunice që ka përshkuar një pjesë të Evropës.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, vdekjet u raportuan në Belgjikë, Holandë, Gjermani, Poloni, Republikën Irlandeze dhe Mbretërinë e Bashkuar; nga ku erërat e forta prenë pemët dhe fluturuan mbeturinat.


Miliona shtëpi dhe biznese humbën energjinë përreth Evropës dhe rrjetet e transportit mbetën në rrëmujë.

Roja bregdetare holandeze tha se po përpiqej të gjente 26 kontejnerë bosh transporti të humbur në Detin e Veriut.

Erërat prej pothuajse 200 kilometër në orë u regjistruan të premten.

Disa nga ata që vdiqën u goditën nga rrëzimi i pemëve: katër në Holandë, dy në Poloni pasi pemët ranë mbi makinat e tyre dhe një burrë rreth të 60-ave vdiq në Qarkun Wexford, Republika e Irlandës.

Dy të tjerë vdiqën në Gjermani dhe tre persona humbën jetën rrugëve të Anglisë.

Dy persona kanë vdekur në Belgjikë, duke përfshirë një burrë të goditur në kokë nga një panel diellor që ra nga një ndërtesë në Ghent. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte

Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte "seks të panatyrshëm", gjykatësi: Nuk është krim në martesë

Azia
Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Evropa
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
SHBA dhe shumica e vendeve të BE-së bojkotojnë inaugurimin e Putinit për shkak të luftës në Ukrainë

SHBA dhe shumica e vendeve të BE-së bojkotojnë inaugurimin e Putinit për shkak të luftës në Ukrainë

Evropa
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Botë
Kalo në kategori