LAJMI I FUNDIT:

Gresa Bakraqi thyen dy rekorde të Kosovës në atletikë, në 800 dhe 1500 metra

Gresa Bakraqi thyen dy rekorde të Kosovës në atletikë, në 800 dhe 1500 metra

Atletja më e mirë në vend për vitin 2021, Gresa Bakraqi po vazhdon me suksese dhe një gjë të tillë e ka arritur edhe këtë javë, ku ka thyer dy rekorde të Kosovë.

Gresa është duke qëndruar në fazën e dytë të përgatitjeve, por njëkohësisht po merr pjesë edhe në dy mitingje ndërkombëtare në Zagreb të Kroacisë.


Ajo javën që lamë pas garoi në disiplinën 800 metra, ku arriti ta zërë vendin e tretë, por theu rekordin për Kosovë për kohën e saj të arritur me 2:09:53.

Gresa ka garuar edhe sot në disiplinën 1500 metra ku arriti të plasohet në vendin e parë dhe po ashtu ta thyej edhe rekordin për Kosovë. Ajo shtegun e përshkroi për 4;28;47.

Sipas trajnerit Adnan Demalia, që punon me Gresën tash e gjashtë vite, këto janë arritje shumë të mira, pasi që synimi i Gresës janë Lojërat Olimpike që mbahen në Paris në vitin 2024.

“Janë rezultatet shumë të mira. Dy rekorde të thyera brenda një jave. Gresa po ecën shumë mirë me punë. Synimi është që të arrijë të paraqitet në Lojërat Olimpike në Paris”, ka thënë Demalia për Telegrafin.

Gresa Bakraqi do të ketë edhe dy paraqitet të tjera brenda këtij muaji, fillimisht në Split, ndërsa pastaj në Lojërat Ballkanike në Turqi në muajin mars. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Liga e Kampionëve
Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Liga e Kampionëve
Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së

Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së

Ndërkombëtare
Gazetari i bën Mbappes një pyetje provokuese rreth Real Madridit, reagimi i tij i thotë të gjitha

Gazetari i bën Mbappes një pyetje provokuese rreth Real Madridit, reagimi i tij i thotë të gjitha

Liga e Kampionëve
Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend

Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend

Premier League

"Ai ishte i vetmi lojtar që ia kisha frikën" - John Terry emëron legjendën e futbollit si kundërshtarin e tij më të vështirë

Premier League
Kalo në kategori