LAJMI I FUNDIT:

Bie sirena paralajmëruese e evakuimit në qytetin lindor të Ukrainës, Donetsk

Bie sirena paralajmëruese e evakuimit në qytetin lindor të Ukrainës, Donetsk

Një sirenë me zë të lartë paralajmëruese ra të premten në qendër të qytetit lindor të Ukrainës, Donetsk, pasi një udhëheqës separatist i mbështetur nga Rusia në rajonin separatist njoftoi evakuimin e banorëve.

Pamjet e publikuara në rrjetin social Twiiter tregojnë sirenën alarmuese të evakuimit që po bie në qytetin Donetsk.

Denish Pushilin, kreu i qeverisë separatiste në rajonin e Donetskut, tha në një deklaratë të premten se gratë, fëmijët dhe të moshuarit do të evakuohen fillimisht dhe se Rusia ka përgatitur objektet e nevojshme për t’i akomoduar ata.


Masa vjen në kohën kur përgjatë vijës “kufitare” midis forcave të qeverisë ukrainase dhe rebelëve të mbështetur nga Rusia në ditët e fundit nxiti frikën perëndimore se Moska mund ta përdorte atë si një pretekst për një pushtim. Konflikti separatist në Ukrainën lindore shpërtheu në vitin 2014 dhe ka vrarë mbi 14 mijë njerëz.

Rusia njoftoi stërvitje masive bërthamore ndërsa udhëheqësit perëndimorë po mundohen të gjejnë mënyra për të shmangur një luftë të re në Evropë mes tensioneve në rritje Lindje-Perëndim, pas paralajmërimeve jashtëzakonisht të tmerrshme të SHBA-së se Moska mund të urdhërojë një pushtim të Ukrainës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Lituania thotë se ka kapur furnizime ushtarake që ishin nisur për në Rusi dhe i ka dërguar në Ukrainë

Lituania thotë se ka kapur furnizime ushtarake që ishin nisur për në Rusi dhe i ka dërguar në Ukrainë

Botë
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Botë
Zbulohet shuma rekord e ndihmës ushtarake të SHBA-së për Izraelin që nga fillimi i luftës në Gaza

Zbulohet shuma rekord e ndihmës ushtarake të SHBA-së për Izraelin që nga fillimi i luftës në Gaza

Botë

"Viti i vuajtjeve": Rrëfimi i palestinezëve të rraskapitur, një vit pas fillimit të luftës së Izraelit në Gaza

Botë
Inteligjenca ushtarake ukrainase shkatërron sistemin kundërajror rus Osa – e godet me dron kamikaz

Inteligjenca ushtarake ukrainase shkatërron sistemin kundërajror rus Osa – e godet me dron kamikaz

Evropa
Lideri i Hamasit filmohet duke bartur valixhen me 25 kilogramë dinamit derisa kalon në tunel me gruan dhe tre fëmijët

Lideri i Hamasit filmohet duke bartur valixhen me 25 kilogramë dinamit derisa kalon në tunel me gruan dhe tre fëmijët

Azia
Kalo në kategori