LAJMI I FUNDIT:

Geer: Bashkimi Evropian jep mbështetje të fuqishme për ndërtimin e Korridorit 8

Geer: Bashkimi Evropian jep mbështetje të fuqishme për ndërtimin e Korridorit 8

“Bashkimi Evropian jep mbështetje të fuqishme Republikës së Maqedonisë së Veriut në ndërtimin e Korridorit 8”, deklaroi sot në Kriva Pallankë, shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në vend, ambasadori David Geer.

“Si Bashkim Evropian me padurim e presim të filloj të ndërtohet edhe pjesa e parë dhe e dytë e hekurudhës në Korridorit 8, hekurudha drejtë Bullgarisë dhe duhet të theksoj se me mjetet nga Banka Evropian Rindërtim dhe Zhvillim edhe me grant nga Bashkimi Evropian do të ndërtohet udhëkryqi Kumanovë – Belakovcë – Kriva Pallankë, derisa tanimë punojmë në mënyrë intensive për gjetjen e mënyrave për ndërtimin e pjesës së tretë, Kriva Pallankë – Vendkalimi Kufitar “Deve Bair” me Republikën e Bullgarisë”, deklaroi euro-ambasadori Geer gjatë kohës së vizitës në këtë komunë me rastin e datëlindjes së parë të Europe House Kriva Pallank.

Geer sot kishte takime edhe me kryetarin e Komunës Kriva Pallankës Sashko Mitovski, në të cilën diskutoi për më shumë aspekte në lidhje me mënyrën e mbështetjes së komunës nga ana e fondeve të BE-së, me të cilat deri më tani ka realizuar projekte në vlerë prej pesë milion euro.