LAJMI I FUNDIT:

Brad Pitt paditë Angelina Jolien pasi ajo shiti aksionet e verarisë që ishte në pronësi të përbashkët të ish-çiftit

Brad Pitt paditë Angelina Jolien pasi ajo shiti aksionet e verarisë që ishte në pronësi të përbashkët të ish-çiftit

Brad Pitt ka paditur ish-bashkëshorten e tij, Angelina Jolie, për shitjen e pjesës së saj të një verarie, e cila ishte në pronësi të përbashkët të ish-çiftit tek një biznesmen rus.

Aktori, 58 vjeç ngriti një padi kundër aktores, 46 vjeçe, pasi ajo ia shiti aksionet e saj të verarisë franceze “Château Miraval the Correns”, te oligarku rus Yuri Shefler, shkruan DailyMail.


Brad tha në dokumentet e gjykatës se ai dhe Jolie fillimisht blenë verarinë në vitin 2008 për 28.4 milionë dollarë (25 milionë euro), në të cilën kohë ajo investoi rreth 40 për qind të financimit (rreth 11.36 milionë dollarë apo afro 10 milionë euro).

Brad tani kërkon që një gjykatës të urdhërojë Angelinan të zhbëjë marrëveshjen në fjalë, pasi pretendon se ajo e ka përfunduar shitjen ‘pa dijeninë e tij’.

Aktori i “Fight Club” i tha gjykatës se ai dhe Jolie kishin rënë dakord se nuk do të shisnin interesin e tyre në verari pa pëlqimin e palës tjetër.

Brad Pitt thuhet se ka nisur një lidhje të re sekrete me këngëtaren suedeze Lykke Li, 23 vite më të re në moshë
Lexo po ashtu Brad Pitt thuhet se ka nisur një lidhje të re sekrete me këngëtaren suedeze Lykke Li, 23 vite më të re në moshë

Ai tha se ka investuar dhe punuar më shumë në punishten e verës për ta bërë atë fitimprurëse, dhe deri në vitin 2013, veraria nuk i kishte arritur objektivat e tij.

Në dokumentet e gjykatës të paraqitura në Gjykatën e Lartë të Los Angelesit dhe të marra nga rubrika ‘Page Six’ e New York Post, thuhet: “Jolie e përfundoi shitjen e supozuar pa dijeninë e aktorit Pitt, duke i mohuar Pittit të drejtën e pëlqimit që i detyrohej atij dhe të drejtën e refuzimit për të qenë personi me përparësi blerjen e aksioneve të Joliet para biznesmenit rus”.

“Ajo shiti interesin e saj me dijeninë dhe qëllimin se Shefler dhe bashkëpunëtorët e tij do të kërkonin të kontrollonin biznesin të cilit Pitt i ishte përkushtuar dhe të minonin investimin e Pitt në Miraval”.

Jolie informoi gjykatën se ajo synonte të shiste pjesën e saj të verarisë në korrik të 2021-s, tha Brad në dokumentet ligjore, duke shtuar se në shtator të vitit 2021 ai pranoi ta linte aktoren e “Maleficent” të kërkonte një blerës për të cilin do të kishte të drejta miratimi.

Në atë kohë, firma e saj dhe vetë kompania “Bongo LLC” e ish-bashkëshortit të saj ishin aksionarë të barabartë në një kompani luksemburgase që kishte interesa pronësie në pronën Chateau Miraval në Francë dhe një biznes verërash të quajtur “SNC Miraval Provence”.

Aktori i tha gjykatës se në tetor të vitit 2021, mësoi se Jolie i kishte shitur aksionet e saj organizatës së Shefler-it dhe nuk kërkoi miratimin e tij ose marrëveshjen ose ia zbuloi kushtet, kundër asaj që ata kishin rënë dakord më parë në kontratë.

Ai tha gjithashtu se përfshirja e Shefler ka qenë e dëmshme për aftësinë e tij për të drejtuar me efikasitet verarinë.

Një burim i afërt me Brad-in i tha tabloidit TMZ se ish-gruaja e tij shpërfilli ‘detyrimet e saj ligjore dhe etike’ në shitjen e aksioneve të saj Shefler-it dhe ‘duke e bërë këtë, ajo ka shkelur të drejtat e të vetmit person që derdhi para dhe djersë për suksesin e biznesit, duke pretenduar se do të shesë si shtëpinë e biznesit ashtu edhe atë të familjes një konkurrenti të palës së tretë’.

Angelina ‘po kërkon një kthim në një investim që nuk e ka bërë dhe fitime që nuk i ka fituar’, tha burimi i brendshëm.

Ish-çifti i Hollywoodit, i cili u martua në vitin 2014 dhe u nda në vitin 2016, kanë qenë të përfshirë në sistemin ligjor mes betejave për çështje të shumta gjatë pesë viteve të fundit.

Majin e kaluar, Bradit iu dha kujdestaria e përbashkët e fëmijëve të tyre të mitur: Pax, 17, Zahara, 16, Shiloh, 15 dhe Vivienne dhe Knox, 13. Ai dhe Angelina janë gjithashtu prindër të Maddox, 20 vjeçe. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Romeo Veshaj qan teksa shihet i prekur nga nominimi i Eglës, por nuk është në dijeni për të gjithë ngjarjen

Romeo Veshaj qan teksa shihet i prekur nga nominimi i Eglës, por nuk është në dijeni për të gjithë ngjarjen

Magazina
Moment emocionues - Kiara Tito sjell një foto të Luizit duke mbajtur në krah vajzën e tyre të porsalindur

Moment emocionues - Kiara Tito sjell një foto të Luizit duke mbajtur në krah vajzën e tyre të porsalindur

Magazina

"Jam duke qarë", Kejvina befason të gjithë me komentin që i bëri Luizit dhe Kiarës

Magazina
Kalo në kategori