LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria e detyron Donald Trumpin të dëshmojë në hetimet për mashtrim financiar

Prokuroria e detyron Donald Trumpin të dëshmojë në hetimet për mashtrim financiar

Ish-presidenti amerikan Donald Trump dhe dy nga fëmijët e tij duhet t’u përgjigjen pyetjeve nën betim në një hetim në New York për praktikat e tyre të biznesit, ka vendosur një gjykatës.

Prokurori i Përgjithshëm i New Yorkut ka akuzuar Organizatën Trump për marrjen e lehtësirave tatimore dhe kredive përmes “vlerësimeve mashtruese ose çorientim”.

Trump duhet të ulet para prokurorit të përgjithshëm brenda 21 ditëve. Ai i mohon akuzat dhe pritet të apelojë vendimin, transmeton Telegrafi.


Ai gjithashtu mund të thirret në të drejtën e tij për të heshtur në çdo depozitë.

Organizata Trump tha në një deklaratë për BBC se “I gjithë sistemi është i korruptuar”.

Të enjten, gjyqtari i Gjykatës së Lartë të New Yorkut, Arthur Engoron tha se Trump, djali i tij Donald Trump Jr, 44 vjeç dhe vajza Ivanka Trump, 40 vjeç, duhet të respektojnë secili urdhrat ligjore që prokurorët lëshuan në muajin dhjetor të vitit 2021.

Hetimi i Prokurores së Përgjithshme të New Yorkut, Letitia James kishte zbuluar “prova të shumta të mashtrimit të mundshëm financiar”, tha gjykatësi, duke i dhënë asaj një “të drejtë të qartë” për të marrë në pyetje nën betim ish-presidentin dhe dy nga fëmijët e tij të përfshirë në biznes. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Nuk është aq i rëndësishëm sa për të qenë pjesë e takimeve", Trump vazhdon ta godasë Zelenskyn

Botë
Mblidhen krerët e vendeve arabe - njëzëri kundërshtojnë planin e Trumpit për Gazën

Mblidhen krerët e vendeve arabe - njëzëri kundërshtojnë planin e Trumpit për Gazën

Azia
Amerikanët dhe rusët zhvillojnë bisedime 'sekrete' për Ukrainën në Zvicër

Amerikanët dhe rusët zhvillojnë bisedime 'sekrete' për Ukrainën në Zvicër

Botë
Takimi midis Zelenskyt dhe të dërguarit të SHBA-së për luftën - mësohen detaje

Takimi midis Zelenskyt dhe të dërguarit të SHBA-së për luftën - mësohen detaje

Botë
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Serbia
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Kalo në kategori