LAJMI I FUNDIT:

Policia njofton për shtatë raste të dhunës në familje

Policia njofton për shtatë raste të dhunës në familje
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për disa raste të dhunës në familje që kanë ndodhur në dy ditët e fundit në Kosovë.

Sipas raportit të Policisë, nga dhuna në familje më së shumti kanë pësuar gratë. Lidhur me rastet Policia ka nisur hetimet, ndërsa viktimat kanë pranuar tretmanin e duhur mjekësor.

Rastet e dhunës kanë ndodhur në Graqanicë, Drenas, Prishtinë, Prizren, Suharekë, Istog dhe Pejë.


Më poshtë rastet sipas raportit të Policisë:

Graqanicë, 17.02.2022 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes se tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Gllogoc, 17.02.2022 – 21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ushtuar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Nuk raportohet për lëndime. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prishtinë, 17.02.2022 – 16:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prizren 17.02.2022 – 00:30. Janë arrestuar dy te dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit janë përleshur fizikisht në mes vete. Si pasoj, të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Suharekë 15.02.2022 – 14:00. Më 17.02.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Istog, 17.02.2022 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë psikike ndaj nënës se tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Pejë, 06.01.2022 – 17:07. Është arrit të arrestohet e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta në vazhdimësi ka ushtuar dhunë ndaj nënës së saj viktimës femër kosovare. Me vendim te prokurorit, e dyshuara dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aktakuzë ndaj zyrtarit të Mamushës, dyshohet se kundërligjshëm ua dha shtetësinë e Kosovës 124 personave

Aktakuzë ndaj zyrtarit të Mamushës, dyshohet se kundërligjshëm ua dha shtetësinë e Kosovës 124 personave

Drejtësi
Aksioni i policisë në tetë lokacione në veri, konfiskon dokumente nga komunat paralele

Aksioni i policisë në tetë lokacione në veri, konfiskon dokumente nga komunat paralele

Kronika e Zezë
Hapet konkursi për pranimin e 300 ushtarëve të rinj në FSK

Hapet konkursi për pranimin e 300 ushtarëve të rinj në FSK

Lajme
Kurti: Diaspora në Zvicër ka një ndikim të madh, jo vetëm për numrin e saj të madh - por edhe për remitancat

Kurti: Diaspora në Zvicër ka një ndikim të madh, jo vetëm për numrin e saj të madh - por edhe për remitancat

Lajme
Dosja ‘Partizani’, Berishës dhe Malltezit i komunikohet akuza të mërkurën

Dosja ‘Partizani’, Berishës dhe Malltezit i komunikohet akuza të mërkurën

Lajme
Policia fton për intervistim kandidatët e konkursit të 8 shtatorit

Policia fton për intervistim kandidatët e konkursit të 8 shtatorit

Lajme
Kalo në kategori