LAJMI I FUNDIT:

Teksa mendohej se po zhvendoset në Australi, zbulohet se Rita Ora po bën rinovime në shtëpinë e saj afro nëntë milionë euroshe në Londër

Teksa mendohej se po zhvendoset në Australi, zbulohet se Rita Ora po bën rinovime në shtëpinë e saj afro nëntë milionë euroshe në Londër

Rita Ora ka planifikuar një rinovim të madh shtëpie për të modernizuar shtëpinë e saj në vlerë 7.5 milionë funte (8.9 milionë euro) në veri të Londrës, pak kohë pasi zbuloi shpresat e saj për të zgjeruar portofolin e pronave të saj në Sydney.

Këngëtarja 31 vjeçe, mori dritën jeshile nga Camden Council në tetor për planet e saj të gjera për të rinovuar shtëpinë e cila për momentin është në gjendje ‘të shkatërruar’, pasi është ndërtuar në vitin 1882. Artistja e lindur në Prishtinë, e bleu këtë pronë vitin e kaluar.

Riparimi përfshin një dhomë luksoze të zhveshjes, qilar dhe një të ashtuquajtur “dhomë paniku” që përfshin izolimin në rast se këngëtares i rrezikohet siguria, shkruan DailyMail.


Ajo gjithashtu ka në plan që të instalojë kamera CCTV në shtëpinë e saj të re – kamera këto që zakonisht përdoret në aeroporte.

Ndërsa mendohej se këngëtarja do të zhvendosej në Australi, një burim i tha DailyMail se ajo do ta mbajë shtëpinë në Londër si vendbanimin e saj kryesor dhe thjesht po shton portofolin e saj të pasurive të paluajtshme.

Planet për rinovimin e shtëpisë me gjashtë dhoma gjumi përfshijnë ndërtimin e një dushi të ri dhe dhomën e zhveshjes, një oxhak në dhomën kryesore të gjumit dhe krijimin e një qilari.

Fotografitë e brendshme të pronës, të marra përpara se këngëtarja të blinte shtëpinë, tregojnë se shtëpia në fjalë ka nevojë për një rinovim të plotë, por për shkak të historisë së saj 139-vjeçare, është e zhytur në karakteristika të periudhës që variojnë nga vatrat me pllaka te trarët prej druri dhe zdrukthtaria e ndërlikuar.

Përveç planeve të gjera për ta rinovuar, Rita gjithashtu shpreson të riparojë punimet me tulla, gurët dhe të zëvendësojë dyert rrëshqitëse me dyer franceze për t’i dhënë shtëpisë një frymë të re.

Rita, e cila ka një vlerë neto fitimesh rreth 30 milionë dollarë (26.3 milionë euro), kohët e fundit shprehu një interes për të blerë prona në Harbour City pasi kaloi shumë kohë në Australi për angazhimet e saj atje si anëtare e jurisë në “The Voice Australia”.

Këngëtarja kaloi kohë në Australi në dhjetor me të dashurin e saj regjisor, Taika Waititi, 46 vjeç. Ajo së fundmi tha për Daily Telegraph të Australisë: “Unë thjesht e dua Australinë, kam gjetur vërtet një shtëpi të mrekullueshme këtu”.

“Moti, plazhi, është një komunitet kaq i bukur. Unë mund të eci në kafenenë time lokale, të ulem atje dhe të ha mëngjes, të shkoj në supermarket dhe te kasapët, si një njeri i thjeshtë”, tha 31-vjerçarja.

Ndërkohë, Taika pagoi 2.39 milionë dollarë për një shtëpi në Studio City në vitin 2019. Thuhet se ka një sipërfaqe prej 2,323 metrash katrorë dhe ka katër dhoma gjumi dhe tri banjo.

Ora dëshiron të vendosë kamera sigurie të teknologjisë së lartë – sistemin Hikvision Network IR PTZ, i cili reklamohet se përdoret në zona me një gamë të gjerë si: lumenj, pyje, rrugë, hekurudha, aeroporte, porte, sheshe, parqe, stacionet dhe ngjarjet e mëdha.

Një raport zyrtar thoshte: “U krye një rishikim i plotë i sigurisë që mbulonte ambientet e reja, masat e mundshme mbrojtëse që duhet të ekzistojnë për t’i mundësuar klientit të jetë i qetë ndërsa banon në shtëpi, i lumtur në njohurinë se është i sigurt”.

“Ka dy dhoma që mund të përdoren si një dhomë e sigurt apo ‘dhomë paniku’ ku klienti mund të shkojë atje si streha e fundit e sigurt. Dera duhet të jetë e fortë me bravë të mirë dhe cilado dhomë të zgjidhet duhet të ketë valë të mira për celularin”.

“Mjerisht, klientja ka qenë viktimë e ndjekësve, ndërhyrësve dhe mashtruesve në internet. Për fat të mirë, për shkak të masave të saj të sigurisë, të gjithë janë neutralizuar”.

Rita më parë mbeti e tronditur në vitin 2015 kur një hajdut hyri në shtëpinë e saj të atëhershme, ndërsa ajo flinte në katin e sipërm, teksa iu vodhën mallra në vlerë 200,000 funte (240,000 euro).

Asnjë nga fqinjët e saj nuk e kundërshtoi aplikimin e saj të fundit të planifikimit për të bërë rinovimet e reja.

Prona e re thuhet se është në gjendje të mjerueshme, sipas The Sun, i cili raportoi se shitësi tha më parë: “Njerëzit definitivisht besojnë se dëgjojnë gjëra të çuditshme këtu gjatë natës”.

Tabloidi britanik pohoi gjithashtu se shtëpia e saj aktuale, një apartament nën çati në vlerë prej tre milionë funtesh (3.5 milionë euro) në perëndim të Londrës, është në treg dhe do t’i sjellë asaj një fitim prej 500,000 funtesh (600,000 euro), nëse e shet. /Telegrafi/