LAJMI I FUNDIT:

Kurti për Arab News: Vendet me popullsi myslimane që refuzojnë ta njohin Kosovën po bëjnë gabim të madh

Kurti për Arab News: Vendet me popullsi myslimane që refuzojnë ta njohin Kosovën po bëjnë gabim të madh

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për mediumin Arab News ka deklaruar se vendet me popullsi myslimane po bëjnë gabim të madh që nuk po e njohin pavarësinë e Kosovës.

Sipas Arab News, përcjell Telegrafi, Kosova ndonëse është vend me shumicë myslimane, vetëm pak më shumë se gjysma e anëtarëve të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik e njohin Kosovën.

Kryesues në mesin e njohësve të Gjirit janë vendet e moderuara myslimane, si Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.


Kurti lidhur me këtë rast ka potencuar se një ndër faktorët e mos-njohjeve nga vendet me popullsi myslimane është edhe Serbia.

“Ne mendojmë se është një gabim i madh që disa nga vendet me popullsi me shumicë myslimane nuk po e njohin Kosovën”, tha ai. “Mendoj se janë keqinformuar nga Serbia. Dhe disa prej tyre e bëjnë këtë sepse mbajnë disa lidhje të ngushta me Federatën Ruse”, ka deklaruar Kurti për Arab News.

“Megjithatë, unë do t’i bëj thirrje të gjitha vendeve të botës për hir të paqes afatgjatë, sigurisë së qëndrueshme dhe njohjes së të drejtave të njerëzve për liri dhe vetëvendosje, të njohin pavarësinë e Kosovës”.

“Në një farë mënyre, ata që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, me ose pa qëllim, bien pre e mbështetjes së Serbisë që nga koha e milicëve që kryen gjenocid në Kosovë”, ka potencuar Kurti mes tjerash.

Ndryshe, Kosova sot feston 14-vjetorin e shpalljes së pavarësisë – që kur mori epitetin e shtetit të pavarur më 17 shkurt 2008; që atëherë Kosova është njohur nga 117 shtete të botës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Kalo në kategori