LAJMI I FUNDIT:

​Osmani, Konjufca e Kurti bëjnë homazhe në Prekaz

​Osmani, Konjufca e Kurti bëjnë homazhe në Prekaz

Pasi ngritën flamurin shtetëror, në nder të 14-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, e para e vendit, e shoqëruar nga kryeparlamentari, Glauk Konjufca, kryeministri, Albin Kurti shkuan tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Krerët e shtetit, bërën homazhe tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari”.

Në Prekaz shkoi edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.


Më pas, drejtuesit më të lartë institucionalë bën nderime dhe vendosën kurora me lule te varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova dhe te varri i veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi.​

Ndryshe, për nder të shtetësisë së Kosovës, mbi sheshet e Prishtinës u lëshuan edhe parashuta me flamujt shtetëror, e krahas tyre edhe flamuri kombëtar.

Në orën 11:00 Kuvendi i Kosovës mban seancë solemne për nder të ditëlindjes së 14 të pavarësisë së Kosovës.

E në orën 12:00 në sheshin “Nënë Tereza” do të bëhet parakalimi i kuadrateve të FSK-së dhe të Policisë së Kosovës. Paraprakisht do të ketë fjalime nga presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti.

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës është bërë më 17 shkurt të vitit 2008 në orën 15:39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Në një mbledhje të jashtëzakonshme ku merrnin pjesë 109 deputet nga gjithsej 120, Kuvendi i Kosovës shpalli njëzëri Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.

Deklarata e pavarësisë së Kosovës dhe shpallja e pavarësisë ishte bërë nga kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ndërsa president atë kohë ishte, Fatmir Sejdiu.

Në trend Lajme

Më shumë

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Siguri
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Politikë
BE do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë

BE do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori