LAJMI I FUNDIT:

Belgjika miraton propozimin për katër ditë pune në javë

Belgjika miraton propozimin për katër ditë pune në javë

Punonjësit në Belgjikë do të mund të zgjedhin që katër ditë në javë të punojnë në kuadër të një sërë reformash, që janë duke u bërë në tregun e punës që janë paralajmëruar sot.

Pakoja e reformave që është propozuar dhe miratuar nga koalicioni i gjerë në këtë vend, gjithashtu do t’ju jep të drejtë punëtorëve të fikin pajisjet elektronike dhe të injorojnë mesazhet lidhur me punën – kuptohet tërë këto mund të bëhen jashtë orarit të punës pa pasur frikë për ndonjë pasojë, transmeton Telegrafi.


“Kemi pasur dy vite të vështira. Me këtë marrëveshje jemi bërë gardian të ekonomisë që çdo herë është më inovative, e qëndrueshme dhe digjitale. Qëllimi është që punonjësit dhe kompanitë të jenë më të fuqishme”, tha kryeministri belg Alexander de Croo gjatë një konference për media, transmeton Telegrafi.

“Freelancerat” gjithashtu do të kenë mbrojtje më të madhe juridike karshi rregullave të reja, derisa punonjësit me orar të plotë mund të punojnë me një orar më fleksibil varësisht nga preferencat e tyre.

Aplikimi i reformave megjithatë mund të kërkojë muaj të tërë, pasi ligji duhet të kalojë në lexim të parë nga ana e deputetëve – para se të hyjë në fuqi.

Me këtë ligj, punonjësit në sektorin privat por edhe ata publik do të jenë të barabartë në çdo aspekt – duke filluar nga mbrojtja juridike e privilegjet e tjera. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Lufta në Ukrainë nuk duket se do të përfundojë së shpejti – paralajmëron shefja e inteligjencës kombëtare amerikane

Lufta në Ukrainë nuk duket se do të përfundojë së shpejti – paralajmëron shefja e inteligjencës kombëtare amerikane

Botë
Kalo në kategori