Deputeti i Parlamentit Britanik, i dërguar për Tregti për Ballkanin Perëndimor, Martin Vickers po qëndron për vizitë në Kosovë. Ai është pritur në takim edhe nga kryeministri, Albin Kurti.
Kurti ka theksuar se Mbretëria e Bashkuar është partner i domosdoshëm i Kosovës, ku edhe shprehi falënderimin për ndihëm dhe mbështetjen që Mbretëria e Bashkuara ka treguar para, gjatë dhe pas luftës.
Në këtë takim Kurti foli edhe për Ligjin për Gjykatën Komerciale për çka tha se ky ligj do të rrisë sigurinë për investitorët dhe bizneset.
“Zgjedhjet demokratike të para një viti, sollën legjitimitet e stabilitet institucional”, citohet të ketë thënë Kurti në takim me Vickers, duke shtuar edhe se “Kjo ndihmon shumë dhe po rezulton në rritje të bashkëpunimit ekonomik, tregti dhe investime”.
Në komunikatën nga zyra e kryeministrit thuhet se Vickers, vlerësoi veprimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës në luftimin e korrupsionit. Fakti që Kryeministri Johnson e ka emëruar një të dërguar për Ballkanin Perëndimor tregon se e marrim shumë seriozisht rajonin, tha Vickers.
Edhe pse nuk jemi më pjesë e Bashkimit Evropian, të jeni të sigurt se ne do të vazhdojmë t’u qëndrojmë afër dhe të ndihmojmë, theksoi ai.
Lidhur me mundësitë e rritjes së bashkëpunimit ekonomik ndërmjet të dyja vendeve, kryeministri veçoi potencialin e mërgatës së madhe që ka Kosova në Mbretërinë e Bashkuar dhe që ata mund të jenë si urë lidhëse.
Kryeministri Kurti tha që Ligji për Gjykatën Komerciale do të rrisë sigurinë për investitorët dhe bizneset.
Ai veçoi potencialin e vendit tonë në fushën e teknologjisë së informacionit dhe të komunikimit (TIK), procesimin e drurit dhe të metalit dhe bujqësinë dhe mundësitë e lidhjes së sistemit të edukimit me tregun e punës, nëpërmjet një sistemi të zhvilluar të edukimit dual.
Duke biseduar për ballafaqimin me pandeminë COVID-19, kryeministri theksoi se dy të tretat e popullsisë të moshës mbi 16 vjeç tashmë janë të vaksinuar, ndërsa po vazhdon vaksinimi edhe me dozën përforcuese. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKishte investuar më shumë se 1 miliard dollarë në Kosovë, çfarë po ndodh me USAID-in?
Java e maraklive në Bau Market
Shtrenjtohet qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
Çmimi i bitcoin në nivelin më të ulët që nga fundi i 2024, teksa tregu i kriptovalutave "futet në alarm" nga tarifat e Trump
Zbritje deri 20% për regjistrimet deri me 15 shkurt në Shkollën Finlandeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze