LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori i Ukrainës në Britani “sqaron deklaratën” në lidhje me tërheqjen e mundshme të vendit të tij nga aplikimi për anëtarësim në NATO

Ambasadori i Ukrainës në Britani “sqaron deklaratën” në lidhje me tërheqjen e mundshme të vendit të tij nga aplikimi për anëtarësim në NATO

Ambasadori i Ukrainës në Mbretërinë e Bashkuar sqaroi të hënën deklaratat e tij në lidhje me tërheqjen e mundshme të aplikimit për anëtarësim në NATO, duke thënë se vendi nuk do të rishqyrtonte përpjekjen e tij për t’u bashkuar me aleancën ushtarake.

I pyetur nëse Ukraina mund të rishqyrtojë apo jo ambiciet e saj për t’u bashkuar me NATO-n, ambasadori Vadym Prystaiko i tha BBC-së në anglisht: “Jo, kjo nuk është dhe jam shumë i lumtur që kam këtë mundësi për të sqaruar pozicionin tim”.

Siç vënë në pah mediat, Prystaiko tha se një raport i mëparshëm i BBC ishte rezultat i një keqkuptimi, përcjell Telegrafi.


Ukraina mund të heqë dorë nga aplikimi për anëtarësim në NATO, për të shmangur luftën – ka thënë ambasadori i këtij vendi në Britani
Lexo po ashtu Ukraina mund të heqë dorë nga aplikimi për anëtarësim në NATO, për të shmangur luftën – ka thënë ambasadori i këtij vendi në Britani

“Ne nuk jemi anëtarë të NATO-s tani dhe për të shmangur luftën jemi gati për shumë lëshime dhe kjo është ajo që po bëjmë në bisedat me rusët”, tha Prystaiko. “Kjo nuk ka të bëjë me NATO-n, e cila është e përcaktuar në Kushtetutë”.

“Nuk është një vonesë për ambiciet tona për të qenë në NATO – ajo për të cilën po flasim është se ne nuk jemi në atë familje tani, kështu që duhet të kërkojmë diçka tjetër si marrëveshjet dypalëshe me Britaninë e Madhe, me Shtetet e Bashkuara”, citohet të ketë thënë ai. “Pra, para NATO-s ne po kërkojmë disa marrëveshje të tjera që do të na lejojnë të mbijetojmë në këtë provë të veçantë tani”.

I pyetur sërish nëse Ukraina po e ndryshonte qasjen e saj për t’u bërë anëtare e NATO-s, ai tha: “Jo”.

Më parë, Prystaiko i tha BBC Radio 5 se vendi, për shkak të kërcënimeve dhe shantazheve, do të konsideronte “koncesione serioze” duke përfshirë heqjen e synimit për t’u bashkuar me aleancën e NATO-s nga kushtetuta e Ukrainës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

Botë
Musk refuzon nominimin për Çmimin Nobel për Paqe: Nuk më duhet asnjë çmim

Musk refuzon nominimin për Çmimin Nobel për Paqe: Nuk më duhet asnjë çmim

Botë
Trump deklaron se ai dhe Putin mund të bëjnë diçka 'domethënëse' për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë

Trump deklaron se ai dhe Putin mund të bëjnë diçka 'domethënëse' për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë

Botë

"A doni që unë të shkoj të notoj?", Trump shkakton reagime të ashpra pas komenteve sarkastike mbi tragjedinë në Uashington

Amerika
Studentët bllokojnë tri ura në Novi Sad

Studentët bllokojnë tri ura në Novi Sad

Serbia
Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë

Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë

Botë
Kalo në kategori