LAJMI I FUNDIT:

Firma energjetike në Angli u dërgoi klientëve nga një çek prej 2,75 trilionë euro kompensim, për ndërprerjet e shkaktuara gjatë stuhisë

Firma energjetike në Angli u dërgoi klientëve nga një çek prej 2,75 trilionë euro kompensim, për ndërprerjet e shkaktuara gjatë stuhisë

Një kompani energjetike ka falënderuar “klientët e ndershëm” që nuk u përpoqën të merrnin çeqe kompensimi me triliona funte, të dërguar gabimisht.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, kompensimi po u paguhet dhjetëra mijëra njerëzve që mbetën pa energji kur erërat e forta “një herë në një gjeneratë” përfshinë Mbretërinë e Bashkuar në nëntor të vitit të kaluar gjatë stuhisë Arwen.

Siç thuhet më tej, Northern Powergrid pranoi të dielën se nuk kishte për qëllim të dërgonte çeqe për 74 klientë në veri të Anglisë, me disa klientë që merrnin më shumë se 2.3 trilionë funte (2,75 trilionë euro).


Firma e energjisë fajësoi një gabim në të cilin u përdorën numrat e njehsorëve të energjisë së konsumatorëve në vend të shumës së pagueshme.

Gabimi doli në dritë kur një klient kontaktoi Northern Powergrid në Twitter për të ndarë një foto të çekut që kishte marrë.

Ai shkroi: “Faleminderit për pagesën tonë të kompensimit, Northern Powergrid, për disa ditë që ishim pa energji pas stuhisë Arwen. Megjithatë, përpara se të depozitoj çekun, a jeni 100% i sigurt që mund ta përballoni këtë?”.

Fotografia tregon se klientit i ishte shkruar një çek për 2,324,252,080,110 funte.

Dhe fotografia grumbulloi më shumë se 27,000 pëlqime në 24 orë, ndërsa të tjerët u bashkuan për tu tallur me gabimin.

Një zëdhënës i Northern Powergrid tha: “Sapo identifikuam gabimin, i cili u shkaktua nga citimi i gabuar i numrit të referencës së njehsorit të energjisë elektrike si shuma e pagesës, ne siguruam që të 74 çeqet e klientëve ishin ndalur në mënyrë që të mos arkëtoheshin”.

“Ne kemi qenë duke hetuar se si ka ndodhur ky gabim dhe kemi bërë kontrolle të pagesave të mëparshme. Të gjitha të dhënat tregojnë se ky ishte një incident i izoluar”.

“Falënderojmë ata klientë që u treguan të sinqertë dhe na kontaktuan dhe ne kemi kontaktuar drejtpërdrejt gjatë fundjavës me të 74 klientët e prekur për t’i ndërgjegjësuar, për t’u kërkuar falje për gabimin dhe për t’i siguruar që të hënën do t’u jepet një pagesë e saktë”. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Gruaja tronditet kur teksa po shikonte televizor, në ekran i shfaqet dhoma e saj e ndenjes

Gruaja tronditet kur teksa po shikonte televizor, në ekran i shfaqet dhoma e saj e ndenjes

Interesante
Marinari është i thjeshtë për t'u parë, por të dallosh gruan e tij në këtë iluzion optik është një sfidë tjetër

Marinari është i thjeshtë për t'u parë, por të dallosh gruan e tij në këtë iluzion optik është një sfidë tjetër

Interesante
Jetuan për tre vjet në shtëpi, pa e ditur se nën oborrin e saj fshihet një bunker i Luftës së Dytë Botërore - çifti ndan historinë

Jetuan për tre vjet në shtëpi, pa e ditur se nën oborrin e saj fshihet një bunker i Luftës së Dytë Botërore - çifti ndan historinë

Interesante
Bleu një pallto të përdorur për 33 euro: Vajza u trondit kur mësoi se sa vlente vërtetë

Bleu një pallto të përdorur për 33 euro: Vajza u trondit kur mësoi se sa vlente vërtetë

Fun
Problemi matematikor për gjenitë: A mund ta zgjidhni atë në më pak se një minutë?

Problemi matematikor për gjenitë: A mund ta zgjidhni atë në më pak se një minutë?

Interesante
Eksperimenti më i gjatë në botë mund të vazhdojë edhe për një shekull tjetër, njofton Guiness

Eksperimenti më i gjatë në botë mund të vazhdojë edhe për një shekull tjetër, njofton Guiness

Interesante
Kalo në kategori