LAJMI I FUNDIT:

Policia në Angli ia mësynë shtëpisë së gabuar, arrestuan njeriun e gabuar – e kuptuan vetëm pasi e dërguan në stacion policor

Policia në Angli ia mësynë shtëpisë së gabuar, arrestuan njeriun e gabuar – e kuptuan vetëm pasi e dërguan në stacion policor

Policia e armatosur që kërkonte një burrë në lidhje me disa të shtëna, bastisi një shtëpi në Oldham vetëm për të arrestuar personin e gabuar – i cili ka të njëjtin mbiemër me të dyshuarin.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, oficerët e policisë së West Yorkshire që po kërkonin Kashif Hussain, 43 vjeç, në lidhje me një incident me armë zjarri në Bradford muajin e kaluar, bastisën shtëpinë e familjes së Shazad Hussain në fillim të kësaj jave dhe arrestuan atë dhe vëllain e tij.

Shazad Hussain, 39 vjeç, ishte në shtëpinë e tij të mërkurën në mbrëmje (9 shkurt) kur pa policë të armatosur jashtë dritares së tij të përparme.


Shazad Hussain, 39 vjeç, ishte në shtëpinë e tij të mërkurën në mbrëmje (9 shkurt) kur policia e armatosur mbërriti në pragun e derës së shtëpisë së tij

Kur hapi derën e tij të përparme, ai u përball me tytën e një mitralozi dhe një oficer që bërtiti menjëherë ‘shtrihuni në dysheme’.

Ishte një oficer që ia drejton armën përmes derës së hapur të Hussain-it përpara se taksisti i gjakosur dhe i tronditur të nxirret zbathur në rrugë nga shtëpia e tij.

Sharaz doli nga shtëpia e tij me një prerje mbi syrin e majtë dhe një plagë në gju, të cilat ai pretendon se ishin lëndime që mori nga arrestimi i tij.

Dyshja, të cilët u liruan pa akuza, thonë se nuk kanë lidhje me Kashif Hussain dhe policia më pas u ka kërkuar falje.

“Në fillim mendova se dikush po përpiqej të më grabiste. Pastaj një oficer erdhi me një armë drejtuar nga unë. Ai bërtiste: ‘Policë të armatosur, shtrihuni në dysheme’.

“Nuk jam përpjekur të luftoj me ta. Nuk më dhanë mundësinë as të flisja. Ata thjesht më rrëzuan përtokë”.

Policia është në kërkim të Kashif Hussain (në foto)

Ai tha se bastisja la familjen e tij, duke përfshirë djalin e tij 8-vjeçar autik dhe djalin 18-muajsh të shokuar.

Pas kësaj, Sharaz u dërgua në stacionin e policisë Ashton-under-Lyne, ku u fotografua dhe u fut në një qeli.

Ai dhe vëllai i tij janë liruar së bashku rreth orës 23:30.

“Rreshteri na tha: Nuk po akuzohesh, na vjen keq, je i lirë të shkosh”, ka rrëfyer në fund Sharaz. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë

Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë

Botë

"Luftë" brenda Kontinentit të Vjetër - liderët evropianë po garojnë kush do të jetë 'zëri' i Trumpit

Evropa
Presidenti i Kolumbisë u bën thirrje migrantëve në SHBA që të japin dorëheqjen nga puna dhe të kthehen në atdhe

Presidenti i Kolumbisë u bën thirrje migrantëve në SHBA që të japin dorëheqjen nga puna dhe të kthehen në atdhe

Botë
Astronautja e NASA-s bën histori, vendos rekordin si gruaja që shpenzoi më shumë orë jashtë anijes kozmike në hapësirë

Astronautja e NASA-s bën histori, vendos rekordin si gruaja që shpenzoi më shumë orë jashtë anijes kozmike në hapësirë

Botë
Përgjysmohet numri i koreano-veriorëve në Kursk - tërhiqen nga fushëbeteja pas humbjeve të mëdha

Përgjysmohet numri i koreano-veriorëve në Kursk - tërhiqen nga fushëbeteja pas humbjeve të mëdha

Evropa
Ekspertët e BE-së paralajmërojnë për kalimin e gripit të shpendëve te njerëzit - a po krijohet rreziku për një pandemi tjetër?

Ekspertët e BE-së paralajmërojnë për kalimin e gripit të shpendëve te njerëzit - a po krijohet rreziku për një pandemi tjetër?

Botë
Kalo në kategori