LAJMI I FUNDIT:

Rrahje mes vëllezërve në Prizren, përdoren edhe mjete të forta

Rrahje mes vëllezërve në Prizren, përdoren edhe mjete të forta
Foto: Ilustrim

Policia në Prizren raportoi për një rast ku një i dyshuar ka sulmuar me mjete të forta dy vëllezërit e tij.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor ku njëri prej tyre ishte pa vetëdije për shkak të goditjes. Nga i dyshuari është konfiskuar një AK-47 me një fishek.

Policia nuk jep më shumë detaje se si ka ardhur deri tek dhuna. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/