Rreth 200 hebrenj kishin jetuar në Mitrovicë në periudhën e Luftës së Dytë Botërore, ku në mesin e tyre ishte edhe mjeku kirurg Neheim Shefajn së bashku me bashkëshorten dhe dy vajzat.
Ai ka lënë mbresa të mira te qytetarët e Mitrovicës të cilët e kujtojnë si një person besnik, trim dhe shumë i vendosur në detyrën dhe punën që bënte.
Me që aso kohe mjekët ishin të rrallë, kirurgu Shefajnt gjendej çdo vend ku paraqitej nevoja për intervenim.
Nënkryetari i Lidhjes së Historianëve të Mitrovicës, Enis Kelmendi në një prononcim për Telegrafin, tregon rolin që kishte kirurgu Shefajn në qytetin e Mitrovicës dhe ndihëm që ai i dha patriotit dhe demokratit të shquar nga Prishtina, Nazim Gafurri.
Historiani tregon se ishte pikërisht kirurgu Neheim Shefajnt ai i cili u kujdes për Nazim Gafurrin duke i dërguar bukën nga shtëpia në spital, pasi që serbët tentonin që ta helmonin.
“Kjo shtëpi është shtëpi e cila ka qenë e kirurgut Neheim Shefajnt i cili më 9 maj të vitit 1942 është pushkatuar në Bajnicë të Serbisë dhe i cili është arrestuar këtu nga forcat gjermane dhe së bashku me gruan dhe dy vajzat. Dy vajzat dhe gruaja kanë shpëtuar sepse ato nuk kanë qenë hebrenj kanë qenë me prejardhje zvicerane dhe pas shumë maltretimeve kanë shpëtuar.
Ky ka qenë një kirurg shumë i dashur nga populli shqiptar, populli shqiptar nuk ka pasur asnjë mjek shqiptar, dhe ky i mjekonte shqiptarët patriotë të ndryshëm. Nazim Gafurrin ky e ka shëruar, nga kjo shtëpi këtu ja ka përgatit bukën dhe ja ka dërguar sepse dëshironin serbët që ta helmonin edhe në spital”, ka thënë Kelmendi.
Kelmendi thekson se shtëpia e kirurgut Shefajnt që gjendet afër sheshit të qytetit të Mitrovicës, mund të rikonstruohet dhe të shndërrohet në muze për Holokaustin.
“Pastaj kirurgu dhe kjo shtëpi ka peshë të veçantë për popullin, dhe kjo shtëpi krahas shtëpisë së Xhafer Devës mund të rikonstruohet përsëri dhe të bëhet një lloj muzeu për Holokaustin”, u shpreh historiani Kelmendi, duke shtuar se është kundër rrënimit të objekteve që mbajnë mbamendje kolektive, përfshirë këtu edhe shtëpinë e Xhafer Devës për të cilën u komentua mjaftë shumë.
“Ne edhe në ta kaluarën kur është shkatërruar konsullata ruse që si popull kemi qenë kundër vendosjes së konsullatës ruse në Mitrovicë, ne si historian dhe shoqatë kemi reaguar dhe kemi qenë kundër rrënimit të asaj konsullate sepse ka është mbamendje kolektive. Edhe viteve të fundit kanë dashur ta rrënojnë shtëpinë e armatës që ka qenë burg famëkeq për shqiptarët, por ne kemi qenë kundër sepse është mbamendje kolektive dhe nuk duhet të shkatërrohet, me qenë ashtu popuj të ndryshëm në Evropë kishin me shkatërrua Auschwitzin, Nurembergun, Berlinin të gjitha kishin mi shkatërrua sepse janë kampe famëkeqe që janë djeg njerëz, por sot janë ato dhe shërbejnë për me shku me i vizitu, dhe ne duhet t’i ruajmë këto pak që i kemi”, tha Kelmendi për Telegrafin.
I pyetur se a është bërë ndonjëherë kërkesë zyrtare për institucionet vendore që të marrin në mbrojtje shtëpinë e kirurgut Neheim Shefajnt, historiani Kelmendi tregoi se nuk ka pasur ndonjë kërkesë zyrtare.
“Le të shërbejë ky moment që institucionet ta marrin në mbrojtje dhe ta rikonstruojnë sepse ka pas kërkesa por jo zyrtare. Tash mundemi ne si shoqatë ose edhe shoqatat tjera që të bëjmë një kërkesë që shteti ta merr në mbrojtje dhe ta bëjmë një muze për Holokaustin sepse është i interesuar edhe logo hebrenj dhe ambasadat tona që të bëjnë një muze në Mitrovicë, dhe këtu do të kishte me qenë një obelisk i mirë që i përkujton ata hebrenj që janë vrarë në 1942, pra hebrenjtë e Mitrovicës që janë vrarë në Serbi”, theksoi Kelmendi.
Ndërkohë që një numër i hebrenjve duke vlerësuar në mënyrë të drejtë situatën në të cilën u gjendën, dhe me që e panë se u kanosej një rrezik i madh për likuidim, ata nëpërmes miqve dhe të njohurve të tyre me të cilët kishin pas kontakte dhe lidhje të hershme, arritën të largohen nga Mitrovica.
Grupi i hebrenjve të ikur nga Mitrovica kaluan në zonën okupuese italiane të Kosovës, me këtë rast në Prishtinë, sepse qeveria Italiane nuk udhëhiqte politikë diskriminuese dhe raciste ndaj hebrenjve sikurse Gjermania.
Por pas kapitullimit Italian në shtator 1943, hebrenjtë filluan të rrezikohen, sepse ato vende tashti ranë nën okupimin gjerman, dhe kështu ata që arritën të ikin nga Kosova shkuan në Shqipëri, ku pati një ardhje të madhe të hebrenjve gati nga të gjitha shtetet Evropiane dhe ballkanike prej nga u njekën nga nazistët./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje