Situata me COVID-19 drejt normalizimit, infektologu Ramadani thotë se masat kufizuese duhet të hiqen
Në ditët e fundit në Kosovë ka pasur një rënie të lehtë të rasteve me coronavirus, krahasuar me muajin janar të 2022-së, ku shifrat e të infektuarve brenda 24 orëve kanë shkuar edhe mbi katër mijë.
Infektologu Hamdi Ramadani në një deklaratë për Telegrafin, ka thënë se vala e COVID-19, u arrit të ndalet në shkurt pasi në janar kishte numër të madh të personave që e kaluan virusin.
Gjithashtu, Ramadani thotë se edhe masat kufizuese kanë ndikuar që të ketë rënie të rasteve.
“Një rënie e ndjeshme e të sëmurëve me COVID-19 është evidente dhe mendoj që kjo është një gjë e mirë, kjo ka ndodhë për shkak të dy arsyeve. Për shkak se në janar ishte një numër i madh i qytetarëve që u infektuan me coronavirus, dhe shumica e tyre kanë manifestu simptoma ta quajmë të vogla, të cilat mendoj se nuk janë regjistruar në protokolle, pasi sëmundjen e kanë kaluar më lehtë në shtëpi. E dyta është numri i madh i qytetarëve që janë shëruar nga coronavirusi, ata kanë imunitet të mirë për disa muaj, këtu duhet shtuar edhe masat që janë marrë, të cilat janë ende në fuqi ku përfshihet ora policore, mendoj se ka kanë ndikuar që të shtypet vala e coronavirusit”, ka pohuar ai.
Ramadani theksoi se kjo situatë do të vazhdojë edhe për disa javë, ndërsa shtoi se mbetet për tu parë nëse do të ketë valë të re të virusit pas pesë muajsh.
“Kjo situatë do të vazhdojë edhe për disa javë e muaj dhe vendi do të jetë në një situatë me të qëndrueshme, dhe të shohim diku pas 5 muajve a do të na shfaqet edhe një variant i ri i COVID-19, dhe të shohim a do të kemi një përsëritje apo valë të re të coronavirusit, por tash për tash situata ka filluar të normalizohet. Mendoj që edhe masat që tash janë në fuqi, e kanë arrit efektin dhe mendoj që organet përkatëse do ta analizojnë dhe do t’i heqin”, potencoi ai.
Ramadani mes tjerash tha se tani u mbetet qytetarëve që të vaksinohen kundër coronavirusit dhe të marrin edhe dozën e tretë, po ashtu ai tha se tani duhet të fillojë vaksinimi edhe i fëmijëve mbi moshën 5 vjeç
“Ata që e marrin dozën e tretë mbrohen nga të gjitha variantet e coronavirusit. Mendoj që edhe në Kosovë mosha nga 5 vjeç të fillojë vaksinimi, ky vit do të jetë fillimi i fundit të pandemisë, por nuk do të zhduket coronavirus, dhe ai mund të paraqet efektet e tij një herë ose dy në vit”, theksoi Ramadani.
Ndryshe, prej fillimit të vaksinimit në Kosovë janë dhënë 1.8 milionë vaksina, rreth 63 për qind e popullatës tonë e moshës mbi 12 vjeçare kanë marrë nga një dozë të vaksinës kundër COVID-19 dhe 57 për qind të dy dozat.
Në total numri i rasteve aktive është 16.028. Prishtina prin me numrin me të madh të rasteve aktive, gjithsej 3,484 raste. Pastaj, Peja me 1,153 raste aktive. Gjilan, 1,064 raste aktive, komunat tjera kanë numër më të vogël të rasteve aktive. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëRruga për në Këshillin e Evropës, Weber: Kosova “ra” në kushtet joformale të Perëndimit
Dalja deri në ora 17:00, arrihet censusi për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut
Këto janë vendimet që mori Qeveria në mbledhjen e së mërkurës
Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin
Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit
Presidenti kinez në Serbi premton thellim të bashkëpunimit dhe mbështetje për çështjen e Kosovës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?