Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës paralajmëron kundërshtime të ashpra ndaj Qeverisë Kurti për shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike. Në partinë opozitare thonë se do të përdorin edhe rrugët joinstitucionale për të shfuqizuar vendimin e ZRrE-së.
Nënkryetari i AAK-së, njëherësh deputeti, Pal Lekaj thotë se vendimin për shtrenjtimin e rrymës do të dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese, derisa thekson se po i shikojnë mundësitë për të organizuar edhe protestë. Ai thotë se Qeveria duhet të gjejë zgjidhje edhe për pagesën e rrymës në veri.
Lekaj gjithashtu ka arsyetuar shpenzimet e bëra në karburante, duke thënë se jeton në Gjakovë.
“Ne do të këmbëngulim që të kundërshtojmë këtë nëse qeveria nuk dakordohet, ne do të kërkojmë metoda demokratike të presionit ndaj qeverisë, duke e dërguar edhe në Gjykatën Kushtetuese. Po ashtu, edhe metoda të tjera jashtë institucioneve… Gjitha janë opsionale, do të shikojmë se cila mundësi do të jetë që të bëjmë presion në qeveri. Përveç këtyre që i thash institucionale është opsioni i hapur edhe për protesta… Të shfuqizohet vendimi i ZRrE-së dhe të shikohet mundësia tjetër alternative që mos të vije deri te shtrenjtimi i energjisë elektrike. Ne do t’i bëjmë kërkesë qeverisë që të zbatojë apo merr vendim sepse ka kaluar rezoluta që iu ka paguar serbëve në veri të Kosovës rrymën. Diku rreth 30 milionë, janë kërkuar edhe 30 milionë për këta tre muaj që do të thotë përgjithësi diku 60 milionë, plus 90 milionë subvencion që i bie se për këta tre muaj do të jetë diku 150 milionë euro”, thotë ai.
Lekaj adreson kritika edhe ndaj kryeministrin Albin Kurti, të cilin e quan mashtrues.
“Vendimi i ZRrE-së ka qenë lajmi më i keq për qytetarët e Kosovës. (Vendimi) është antiligjor, antikushtetues dhe është diskriminues sepse i dallon qytetarët. Për një shtresë të qytetarëve subvencionohen ndërsa për pjesën tjetër qytetarët duhet të paguajnë për të tjerët. Sidomos është diskriminues dhe jo i barabartë me veriun e vendit me qytetarët që janë të padëgjueshme dhe në asnjë mënyrë nuk është gjetur zgjidhja që të paguajnë energjinë e shpenzuar. Prandaj, ZRrE-ja ka pruar një vendim të gabueshme dhe diskriminues për qytetarët e Kosovës… Ky vendim është në vazhdën e vendimeve të tjera që shkon në kundërshtim me interesin e qytetarëve dhe është vendim që ka mashtruar qytetarët. Me siguri qeveria Kurti ka menduar që gjithçka që menaxhohet shkon vetëm në favor të subjektit të tij, por nuk ka dominuar interesi i përgjithshëm i qytetarëve. Sikur që ka mashtruar dhe premtuar se do të ketë zvogëlim të energjisë elektrike, mendoj se këtë drejtim zotëri Kurti nuk e ka mbajtur premtimin dhe për mua është një mashtrim i radhës”, deklaron Lekaj për kp.
Deputeti Lekaj i arsyeton shpenzimet dhe kompensimin e derivateve të udhëtimit nga ana e Kuvendit të Kosovës. Ai thotë se udhëton rregullisht nga Gjakova dhe në dy muajt e fundit ka bërë 39 takime në kuadër të legjislativit.
Sipas tij, deputetët që jetojnë në Prishtinë dhe janë kompensuar duhet të hetohen nga autoritetet përkatëse.
“Unë jetoj në Gjakovë, jam banor i qytetit të Gjakovës me dokumentacion dhe udhëtoj. Mendoj se kjo që është thënë, mund t’iu them qytetarëve se 39 takime i kam pasur për dy muaj. Nuk jam ai që kam vendos dhe është vendim i Kryesisë së Kuvendit dhe nuk kam pruar fatura dhe mbush formular, vetëm e kam deklaruar vendbanimin e përhershëm… Ata që kanë gabuar është institucioni autonom është prokuroria që të hetohen gjithë ata që kanë mashtruar, por për vetën time, Pal Lekaj jeton në Gjakovë”, thotë ai.
Pavarësisht kësaj, Lekaj thotë se nuk e përkrahin vendimin për shfuqizimin e rregullores për kompensimin e derivateve të iniciuar nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.
“Ne nuk jemi përkrahës të atyre që bëjnë vendime ad-hoc , jemi përkrahës të ligjeve. Ne kemi edhe ligjin për paga që trajton gjitha institucionet dhe ka qëndrueshmëri më të gjatë. Këtu ne jemi për të krijuar një ligj edhe për deputetët dhe jemi që pagat të rriten në gjithë institucioneve, përveç atyre qeveritare dhe kuvendare. Mos të bëhen me vendime ad-hoc pasi nuk ka një trajtim si duhet të trajtohet”, thotë ai.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Lëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/LAJMI-I-FUNDIT-1-2-780x439.png)
Lëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera
![Goditet grupi i falsifikatorëve në Shqipëri dhe Kosovë, në aksion dhe agjentë nga SHBA-ja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/falsifikim-780x439.jpg)
Goditet grupi i falsifikatorëve në Shqipëri dhe Kosovë, në aksion dhe agjentë nga SHBA-ja
![Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/475993596_923708333302759_576153060210992953_n-e1738836825554-780x439.jpg)
Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre
![Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/person-ne-kerkim-780x439-1.jpg)
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij
![Xhaferi: Shqiptarët po përjashtohen nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/talat-xhaferi-llogo-780x439.png)
Xhaferi: Shqiptarët po përjashtohen nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria
![20-vjeçari që u lëndua nga shpërthimi po trajtohet në QKUK, i njëjti i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/QKUK-Klinika-Emergjente-foto-Ridvan-Slivova-3-780x439.jpg)
20-vjeçari që u lëndua nga shpërthimi po trajtohet në QKUK, i njëjti i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/duatititit.jpg)
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
![Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/LOREDDANJA.jpg)
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjessst.jpg)
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-10-780x439.png)
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin