LAJMI I FUNDIT:

Policia njofton për disa raste të dhunës në familje që ndodhën ditën e premte

Policia njofton për disa raste të dhunës në familje që ndodhën ditën e premte

Policia e Kosovës ka njoftuar për disa raste të dhunës në familje që kanë ndodhur ditën e premte.

Policia ka bërë të ditur se rastet e dhunës kanë ndodhur në Fushë Kosovë, Prizren, Istog, Gjakovë dhe Malishevë.

Në njoftimin e bërë për media bëhet e ditur se më së shumti kanë pësuar gratë nga dhuna, ndërsa, Policia tashmë ka nisur hetimet.


Rastet sipas raportit të Policisë:

Fushë Kosovë – Me datë 11.02.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes, viktimës femër kosovare. Viktima është kthyer në familjen e vajzërisë. Ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Prizren 11.02.2022 – 01:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman të nevojshëm mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Fsh. Istog i Poshtëm, Istog 11.02.2022 – 10:45. Janë arrestuar dy të dyshuar (mashkull dhe femër) kosovarë nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje janë përfshirë në një përleshje me dy viktimat femra kosovare, njëra e mitur. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari mashkull kosovar është dërguar në mbajtje ndërsa e dyshuara dhe viktimat janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet.

Gjakovë, 11.02.2022 – 06:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti në gjendje të dehur ka shqetësuar dhe fyer bashkëshorten e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Malishevë 11.02.2022 – 09:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj me të cilin janë në proces të shkurorëzimit ka shkuar tek shtëpia e saj dhe pas një fjalosjeje mes vete e kanë sulmuar fizikisht njëri tjetrin. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Gjakovë 11.02.2022 – 16:30. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që ka ushtruar dhunë psikike ndaj nënës së saj, viktimës femër kosovare. Gjithashtu e dyshuara ka tentuar që ta sulmojë fizikisht viktimën. Pasi që e dyshuara ka probleme psikike, viktima ndjehet e rrezikuar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që e dyshuara të hospitalizohet dhe të mbetët nën kujdesin policor”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Ekonomi
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
​Maqedonci tregon detaje për trajnimin e FSK-së në programin kanadez MTCP

​Maqedonci tregon detaje për trajnimin e FSK-së në programin kanadez MTCP

Lajme
Kalo në kategori