Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj më 10.02.2022 rreth orës 17:15 ka ndaluar shoferin i cili me automjetin e udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim i shpejtësisë në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj, ku në zonën e kufizimit 40 km/h zhvilloi shpejtësi 94 km/h.
Në lidhje me këtë policia, ndaj shoferit me inicialet A.M (M/K) i moshës 31 vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 500 euro, 5 pikë negative dhe një vit masë mbrojtëse (heqje e patentë shoferit).
Në njoftim thuhet se ai në tërësi e pranoi kundërvajtjen e shkaktuar.
“Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes.
Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e pjesëmarrësve në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë”, thuhet në njoftim.
“Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’ dhe në numrat kujdestarë: 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëAmbasadori Hill: Serbia po armatoset, nuk po blen thjesht avionë
Simbolet e Kosovës vendosen në ish-komunën paralele të Mitrovicës
Aksioni i policisë në tetë lokacione në veri, konfiskon dokumente nga komunat paralele
KFOR-i letonez kryen patrulla "rutinore" në Zubin Potok
Shpopullimi i fshatrave, mësuesi që ecën dy orë në këmbë për të mësuar pesë fëmijë
Kishin mbetur të bllokuar në Gjirin e Filikurit, policia shpëton dy turistët nga Maqedonia e Veriut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Në mesin e tyre edhe një britanik 'shumë i rrezikshëm' – zbulohen detaje rreth arratisjes së pesë të dënuarve nga burgu i sigurisë së lartë në Portugali
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Ulje drastike e temperaturave - të martën pritet shi e rrufe
Osmani: Amerika nuk po kërkon ta mbajmë Urën e Ibrit mbyllur, por ta vendosim datën e hapjes bashkë
Balena, miu i ngordhur, macja dhe pëllumbi – historitë se si kafshët janë përdorur për të spiunuar