LAJMI I FUNDIT:

Shpallen fajtor për ushtrim ndikimi, dy zyrtarëve u ndalohet puna për 2 vjet në administratë publike, 20 muaj burgim dhe 1 mijë euro gjobë

Shpallen fajtor për ushtrim ndikimi, dy zyrtarëve u ndalohet puna për 2 vjet në administratë publike, 20 muaj burgim dhe 1 mijë euro gjobë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar dy persona me nga 20 muaj burg dhe gjobë prej 1 mijë euro, e po ashtu u është ndaluar për dy vjet të punojnë në administratë publike.

Sipas komunikatës për medie, të dyshuarit për ushtrim të ndikimit kanë të drejt ankese në Gjykatën e Apelit.

“I akuzuari R.I është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 20(njëzet) muaj burgim, të cilin dënim do ta vuan në afat prej 15 (pesëmbëdhjetë) ditësh pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi si dhe dënim me gjobë në lartësi prej 1000 €, të cilin dënim duhet ta paguaj në afat prej 3 (tre) muajve pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi”, thuhet në komunikatë.


E po ashtu, edhe i akuzuari B.G është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 20(njëzet) muaj burgim, të cilin dënim do ta vuan në afat prej 15 (pesëmbëdhjetë) ditësh pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi si dhe dënim me gjobë në lartësi prej 1000 €, të cilin dënim duhet ta paguaj në afat prej 3 (tre) muajve pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

“Gjykata në harmoni me nenin 62 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës KPRK, të akuzuarve R.I dhe B.G iu shqipton dënim plotësues Ndalimi ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik, në kohëzgjatje prej 2 viteve pas ekzekutimit (vuajtjes) së dënimit. Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes kësaj gjykate”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori