Ukraina ka akuzuar Rusinë se po përpiqet të bllokojë hyrjen e saj në det ndërsa Rusia përgatitet për stërvitjet detare javën e ardhshme.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba tha se Deti Azov është plotësisht i bllokuar dhe Deti i Zi është pothuajse plotësisht i ndërprerë.
Një zhvillim i tillë vjen në kohën kur rreth 100,000 trupa ruse janë vendosur tashmë pranë kufijve tokësorë të Ukrainës.
Kjo vjen gjithashtu pasi Rusia dhe Bjellorusia filluan 10 ditë stërvitje të përbashkëta ushtarake pranë kufirit Bjellorusi-Ukrainë.
Bjellorusia është një aleat i ngushtë i Rusisë dhe ka një kufi të gjatë me Ukrainën.
Stërvitjet detare të Rusisë do të zhvillohen javën e ardhshme në dy detet në jug të Ukrainës, Detin e Zi dhe Detin Azov.
Rusia ka lëshuar paralajmërime bregdetare duke përmendur stërvitjet e gjuajtjes me raketa dhe armë zjarri.
Kështu, ministria e Jashtme e Ukrainës tha se “zona e paprecedentë e gjerë ku do të kryhen manovrat e bën lundrimin në të dy detet praktikisht të pamundur” dhe ministri i Mbrojtjes, Oleksiy Reznikov shkroi në Twitter se ujërat ndërkombëtare të dy deteve ishin bllokuar nga Rusia.
International waters of #AzovSea & #BlackSea are blocked by ?? https://t.co/WG21RVMKs2. Our partners showed a strong response to ?? by supplying arms to ??.Now we expect unified reaction also:when RUS ships can’t enter world’s ports,they’ll understand the price of their impudence
— Oleksii Reznikov (@oleksiireznikov) February 10, 2022
Tensionet kanë qenë të larta midis Rusisë dhe Ukrainës në rajonet e Detit të Zi dhe Detit Azov që kur Rusia aneksoi Krimenë në vitin 2014. Në vitin 2018, Rusia sekuestroi tri anije detare ukrainase.
Stërvitjet detare në krahun jugor të Ukrainës janë si shtesë e 10 ditëve të stërvitjeve ushtarake që po zhvillohen aktualisht në Bjellorusi, në veri të Ukrainës.
Rusia gjithashtu ka grumbulluar tanke, artileri dhe dhjetëra mijëra trupa pranë kufirit të saj me Ukrainën, por mohon planifikimin për të pushtuar.
Por SHBA dhe vende të tjera perëndimore kanë paralajmëruar se një sulm mund të ndodhë në çdo kohë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNASA publikon atë që po vlerësohet si "pamja më e qartë e Marsit ndonjëherë"
Ukraina godet 'qendrën ruse të naftës' ndërsa Zelensky thotë se lufta po hyn në 'fazë vendimtare'
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit
Zbulohet shuma rekord e ndihmës ushtarake të SHBA-së për Izraelin që nga fillimi i luftës në Gaza
Lituania thotë se ka kapur furnizime ushtarake që ishin nisur për në Rusi dhe i ka dërguar në Ukrainë
Një vit më pas: Si një sulm i Hamasit ndaj Izraelit u shndërrua në një konflikt rajonal në Lindjen e Mesme?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Përzgjedhësi i Serbisë, Stojkovic befason me fjalët e tij për Granit Xhakën
NASA publikon atë që po vlerësohet si "pamja më e qartë e Marsit ndonjëherë"
Sveçla pas aksionit të Policisë në veri: Po zgjatet lista e kriminelëve të strehuar në Serbi
Buzhala paralajmëron padi për "gurthyesin": Jam shty me Hashim Thaçin e jo me Xhelal Sveçlën
Ukraina godet 'qendrën ruse të naftës' ndërsa Zelensky thotë se lufta po hyn në 'fazë vendimtare'
Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia