Aksion anti-drogë në Podujevë, konfiskohen mbi 91 kilogramë marihuanë – arrestohet një person
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mbrëmë ka ndërmarrë një aksion anti-drogë, ku ka arritur të konfiskojë 91 kilogramë marihuanë në Konushefc të Podujevës.
Gjatë këtij aksioni është arrestuar një person 55 vjeçar me inicialet F.M nga ky fshat, dhe tre të tjerë janë në kërkim. Të arrestuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.
Kështu është bërë e ditur në një konferencë për media nga Policia e Kosovës.
Policia ka treguar se i ka vëzhguar personat për një kohë të gjatë dhe gjatë ditës së djeshme ka marrë veprime konkrete, duke përcjellë e më pas ndalur një veturë të dyshimtë.
“Personat në veturë nuk kanë përfillur urdhrat policorë për ndalje por kanë rritur shpejtësinë dhe më pas kanë goditur njërin prej policëve duke i shkaktuar lëndime të leha trupore. Kjo ka detyruar që njërin prej hetuesve ta shkrep armën dy herë pa shkaktuar pasoja në njerëz. Për këtë është njoftuar edhe Prokuroria. Më pas, vetura me targa gjermane është braktisur dhe të dyshuarit ia kanë dalë të arratisen në këmbë”, ka thënë drejtori i Drejtorisë së Narkotikëve, major Reshat Murselaj.
Gjatë kontrollimit në veturë, policia ka gjetur dhe konfiskuar 34 paketime me marihuanë, të cilat peshojnë mbi 91 kilogramë, janë sekuestruar katër vetura, një me targa gjermane, një me targa austriake dhe dy të tjera me targa vendore si dhe mbi 650 euro.
Janë bastisur disa lokacione në Dragash dhe Podujevë ku janë konfiskuar edhe prova tjera në lidhje me rastin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Fushë Kosovë, arrestohen dy të dyshuar për trafikim me narkotikë dhe posedim armësh – njëri gëlltiti qesen me kokainë gjatë arrestimit
Tetova sivjet me 123 filloristë më pak, në klasë të parë pritet të regjistrohen 838 nxënës
Kurti për “The Times”: Në Ballkan kemi një Rusi të vogël, që është Serbia
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251