LAJMI I FUNDIT:

Jetë kaotike e me disa afera seksuale, bashkëshortja e Rooneyt: Nuk është e pranueshme që ai tradhtoi, por e kam falur atë

Jetë kaotike e me disa afera seksuale, bashkëshortja e Rooneyt: Nuk është e pranueshme që ai tradhtoi, por e kam falur atë

Coleen Rooney ka treguar për herë të parë tërbimin e saj për tradhtinë e bashkëshortit Wayne – duke thënë se aferat e tij të shumta ishin “të papranueshme”.

Wag, 35 vjeçe, thotë se ndjeu zemërim të thellë për sjelljen e sulmuesit dhe tha se miqtë e pyetën se pse vazhdonte të qëndronte me ish-lojtarin e Anglisë dhe Manchester United, pasi ai u kap disa herë duke e tradhtuar pas shpinës.

E dashura e fëmijërisë së trajnerit të Derby Countyt, Coleen tha se ishte e mahnitshme që martesa e tyre 13-vjeçare ka mbijetuar dhe ajo zgjodhi të mos e linte bashkëshortin e saj pjesërisht për hir të djemve të tyre, shkruan The Sun.


Foto: The Sun

Ajo i thotë dokumentarit të ri Amazon Rooney, që do të dalë këtë të premte: “Jeta vazhdon dhe unë kam vazhduar. Ju duhet të ecni përpara. Jo sjellja jo, nuk është e pranueshme”.

“Falja do të thoja është ndryshe. Nuk është e pranueshme ajo që ai ka bërë, por ka ndodhur dhe kjo ishte një fazë e jetës në të cilën ne ishim në atë kohë. Por ne kemi ecur përpara”, shtoi Coleen.

Pas aferave të shumta seksuale dhe problemeve me alkoolin, Wayne Rooneyt ia ndalon gruaja të dalë i vetëm në qytet
Lexo po ashtu Pas aferave të shumta seksuale dhe problemeve me alkoolin, Wayne Rooneyt ia ndalon gruaja të dalë i vetëm në qytet

“Unë e kam falur atë, por nuk ishte e pranueshme. Nëse hapet si temë, ne flasim për të siç po flasim tani. Nuk e kam më zemërimin që kisha në atë kohë”, tha ajo.

Coleen shtoi: “Unë mendoj se është e mahnitshme që jemi këtu ku jemi sot. Jemi me fat që të dy patëm forcën dhe mbështetjen e njëri-tjetrit dhe njerëzve përreth nesh për të vazhduar. Kjo është diçka për të cilën na është dashur të punojmë shumë”.

Foto: The Sun

“Unë nuk do të qëndroja këtu nëse nuk do ta kisha falur”, tha bashkëshortja e ish-trajnerit të Derby Countyt.

Coleen, nëna e Kai, Klay, Cass dhe Kit, pranoi se Wayne nuk i lejohej më të pinte pa mbikëqyrje.

Trajnerit të Derby County iu desh t’i kërkonte falje klubit dhe Coleen korrikun e kaluar që u fotografua duke fjetur në një dhomë hoteli të lirë me një grup femrash të zhveshura.

Ajo këmbëngul se 36-vjeçari ka për shoqërues një të rritur të përgjegjshëm – ose vëllain e saj, Joe, ose dikë tjetër që ajo i beson – për ta mbajtur nën vëzhgim që ai të mos humbasë kur është i dehur.

Coleen tha: “E dija se grupet me të cilat Wayne po rrinte, nuk ishin të mira për të”.

“Nuk doja që ai të pushonte së qeni miq me ta, por nuk doja që ai të dilte me ato lloj grupimesh, sepse ata gjendeshin në situata të këqija”.

Foto: The Sun

“Nuk është gjë e mirë që Wayne të jetë i pambikëqyrur”, theksoi ajo.

Vizita e Waynet në vitin 2004 në një bordello të Liverpool-it në gjithashtu shfaqet në dokumentar.

Ai fajëson dehjen nga alkooli, por iu desh të duronte pasojat, të cilat erdhën disa ditë përpara transferimit të tij prej 30 milionë funtesh (35.5 mijë euro) nga Evertoni te Manchester United.

Ai tha: “E vendosa veten në vendin e gabuar dhe kur përfshihet alkooli, ju do të merrni vendime të këqija dhe do të vuani pasojat. Kjo nuk ma heq dashurinë për Coleen. I mbajta duart lart, kaq. Ne punuam bashkë për t’i tejkaluar këto situata”.

Foto: The Sun

Por në dokumentar – për të cilin çifti po paguhet rreth një milion funte (1.1 milion euro) plus një pjesë të fitimeve të sindikatës – Coleen pranon se ajo mendoi në një moment të ndahej nga Wayne.

Ajo tha: “Kur merrni ato vendime, duhet të përqendroheni në atë që dëshironi, jo në atë që dikush tjetër po thotë. Unë dëgjoj njerëzit që kanë rëndësi – mamaja dhe babai im – dhe ata më kanë dhënë gjithmonë një këndvështrim pozitiv për gjërat”.

“Jemi në një situatë kështu që le të ulemi, të shohim se çfarë mund të bëjmë dhe a mund ta bëjmë atë të funksionojë. Ne nuk jemi sidoqoftë tipa romantikë. Na pëlqen të qeshim së bashku dhe të punojmë mirë së bashku”, tregoi ajo.

“Njerëzit thonë: ‘A po qëndronin së bashku për të mbajtur të bashkuar njësinë e familjes?’. Kjo ishte pjesë e saj, por gjithashtu ne ende e duam njëri-tjetrin”, tha gruaja w Waynet..

“Shpresojmë që ai të jetë mësuar dhe të mos futet përsëri në ato situata të tmerrshme”, tha tutje ajo.

Foto: The Sun

“Është e rëndësishme që shokët e skuadrës, miqtë, familja të më kujtojnë për atë që jam dhe jo për atë që kam bërë”, thotë Rooney në dokumentar.

“Gjëra që kanë ndodhur në të kaluarën, për shembull me vajzat. Gjëra për të cilat më vjen keq. Është diçka që ndiej se ka ngecur në emrin tim”, thotë trajneri britanik.

“Mendoj se është e rëndësishme sepse është pjesë e asaj që ka ndodhur me jetën time duke u rritur. Njerëzit ende e shohin këtë dhe më shikojnë në një mënyrë tjetër. Unë nuk jam ai lloj personi”, përfundoi ai.

Wayne dhe Coleen morën pjesë në shfaqjen premierë të dokumentarit në Manchester mbrëmë (e mërkurë). /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?

Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?

Magazina
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe mund ta duash por ti nuk hyn në preferencat e tij

Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe mund ta duash por ti nuk hyn në preferencat e tij

Magazina

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Lejla pohon se Burimi ka tentuar ta puthë në buzë

Lejla pohon se Burimi ka tentuar ta puthë në buzë

Magazina
Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Magazina
Dwayne Johnson mbajti duart e vajzave në premierën e filmit, gruaja e tij mbeti në sfond

Dwayne Johnson mbajti duart e vajzave në premierën e filmit, gruaja e tij mbeti në sfond

Magazina
Kalo në kategori