LAJMI I FUNDIT:

Dua nis turneun pas dy vitesh shtyrje, shfaq këmbët e tonifikuara gjatë mbërritjes në arenën e koncertit

Dua nis turneun pas dy vitesh shtyrje, shfaq këmbët e tonifikuara gjatë mbërritjes në arenën e koncertit

Ajo humbi një paraqitje në Brit Awards 2022 për shkak të faktit së turneu i saj po fillon në ShBA, por megjithatë arriti të fitojë një nga çmimet e mbrëmjes.

Dhe se turneu është organizuar mirë dhe më në fund po zhvillohet, Dua Lipa u pa duke mbërritur në FTX Arena në Miami përpara performancës së saj të parë të mërkurën në mbrëmje, shkruan DailyMail.

Këngëtarja e hitit “New Rules”, 26 vjeçe, dukej tipike me stil teksa doli nga një veturë ‘4X4’ e bardhë në ambientet e ngjarjes, e veshur me një këmishë të madhe që tregonte këmbët e saj të tonifikuara.


Dua për aksesorë kishte vënë një kapele të gjelbër dhe rozë dhe një palë vathë, ndërsa kishte me vete një çantë lëkure të zezë mbi supe.

Dua Lipa arrin në Miami, fotografohet pa makijazh ndërsa tregon me krenari bukurinë e saj natyrale
Lexo po ashtu Dua Lipa arrin në Miami, fotografohet pa makijazh ndërsa tregon me krenari bukurinë e saj natyrale

Këngëtarja i la flokët e saj brune në valë të lirshme dhe dukej pa makijazh, përpara natës së parë të turneut të saj në ShBA.

Të martën në mbrëmje, Dua u dërgoi një video-mesazh shikuesve të Brit Awards teksa pranoi çmimin “Artistja më e mirë e zhanrit Pop/R&B”.

Dua e pranoi çmimin me një video-mesazh të përgatitur, në të cilin falënderoi ekipin e saj dhe fansat pas fitores.

Albumi i saj “Future Nostalgia” në mars të vitit 2021 fitoi çmimin “Grammy” për ”Albumin më të mirë pop” dhe kënga e saj “Don’t Start Now” arriti sukses komercial dhe kritik, duke përfshirë nominimet në “Grammy Awards 2021” për çmimet “Kënga e vitit”, “Regjistrimi muzikor i vitit” dhe “Performanca më e mirë solo e zhanrit pop”.

Dua fillimisht njoftoi se do të niste turneun e saj “Future Nostalgia” në vitin 2020, por ai u shty disa herë për shkak të pandemisë së vazhdueshme COVID-19.

Turneu është planifikuar të fillojë të mërkurën në Miami dhe do të përfundojë në nëntor në Perth, Australi.

Turneu “Future Nostalgia” po mundësohet nga ‘Ceremony London’, i promovuar nga Live Nation dhe i sponsorizuar nga Truly Hard Seltzer.

Megan Thee Stallion, Griff, Tove Lo, Angèle, Caroline Polachek dhe Lolo Zouaï janë disa nga emrat mbështetës që do të performojnë në krah të saj gjatë turneut. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Driloni thotë se në dhomë të rrëfimit i kanë kërkuar të lidhet me Sarën - 'Vëllai i Madh' ia tërheq vërejtjen disa herë

Driloni thotë se në dhomë të rrëfimit i kanë kërkuar të lidhet me Sarën - 'Vëllai i Madh' ia tërheq vërejtjen disa herë

Magazina
Pas daljes nga Big Brother, Ana ndjek nënën e Kevinit në Instagram

Pas daljes nga Big Brother, Ana ndjek nënën e Kevinit në Instagram

Magazina
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina
Stjuardesa e 'British Airways' përballet me shkarkimin nga puna për shkak se zbuloi se ndodhej në të njëjtin fluturim me arkivolin e Liam Payne

Stjuardesa e 'British Airways' përballet me shkarkimin nga puna për shkak se zbuloi se ndodhej në të njëjtin fluturim me arkivolin e Liam Payne

Magazina
Driloni-Edit në BBVK: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty

Driloni-Edit në BBVK: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty

Magazina

"Thikë pas shpine me shku me tjetrin” - debat mes Gjestit dhe Xhenetës në BBVK

Magazina
Kalo në kategori