LAJMI I FUNDIT:

Nga sot vaksinimi kundër COVID-19 edhe në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë

Nga sot vaksinimi kundër COVID-19 edhe në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë

Komiteti për imunizim kundër COVID-19 i Ministrisë së Shëndetësisë informon qytetarët se nga e enjtja në sheshin “Zahir Pajaziti” të Prishtinës do të aktivizohet një pikë e re e vaksinimit kundër COVID-19, me qëllim të ofrimit të sa më shumë mundësive për qytetarët për marrjen e vaksinës.

Me rastin e fillimit të vaksinimit në këtë pikë shtesë, të pranishëm do të jenë ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama si dhe përfaqësues nga UNICEF-i,  USAID-i dhe kontribuues të tjerë në procesin  e vaksinimit kundër COVID-19 në Kosovë.


Hapja zyrtare e kësaj pike të vaksinimit do të bëhet të enjten në ora 12:30 në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Vaksinimi kundër COVID-19 në Prishtinë, përveç në QMF-7 në lagjen Kalabria (ish-Emshir), në Qendrën Tregtare “Albi Mall” dhe në sheshin “Zahir Pajaziti”, së shpejti do të fillojë edhe në një pikë tjetër të re në Kodrën e Trimave në Prishtinë (QMF-2).

Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë çdo mundësi dhe të vaksinohen kundër COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive është 18,506.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.796.305 doza të vaksinës.

Deri më sot 809.228 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 90.619 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Lajme
Kalo në kategori