LAJMI I FUNDIT:

Trupi i një 70-vjeçareje italiane gjendet ulur në karrige, dy vite pas vdekjes së saj

Trupi i një 70-vjeçareje italiane gjendet ulur në karrige, dy vite pas vdekjes së saj

Trupi i një gruaje 70-vjeçare është gjetur në shtëpinë e saj në veri të Italisë, dy vjet pas vdekjes së saj.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Marinella Beretta jetonte e vetme pranë liqenit Como në Lombardi.

Trupi i saj i dekompozuar u zbulua të premten nga brigada e zjarrfikësve në Como pas ankesave se një pemë kishte rënë në kopshtin e saj si rezultat i bimësisë së tepërt, konfirmoi për CNN të mërkurën oficerja e shtypit e bashkisë së Como, Francesca Manfredi.


Dhe trupi i Beretta-s u gjet i ulur në një karrige në dhomën e ndenjes.

Manfredi i tha CNN se shkaku i vdekjes së Beretta-s nuk dihet dhe ekzaminuesi ka vërtetuar se ajo ka vdekur diku nga fundi i vitit 2019, bazuar në nivelin e kalbjes në trupin e saj.

Asnjë i afërm i Beretta-s nuk është paraqitur ende, tha Manfredi, duke shtuar se policia po heton nëse ajo kishte ndonjë familje të mbijetuar.

Tani për tani, trupi i Beretta-s mbetet në morg dhe ende nuk është caktuar data e varrimit, shtoi Manfredi.

Kryebashkiaku i Komos, Mario Landriscina i tha shtypit italian të martën se qeveria lokale do të kujdeset për organizimin e funeralit. /Telegrafi/