“Njerëzit e mëdhenj nuk vdesin kurrë”, dokumentar në përkujtim të themeluesit të KB Peja, Agim Lluka
Ishte data 13 mars e vitit 1993 kur Agim Lluka së bashku me Valdet Spahinë dhe disa entuziast të tjerë e formuan Klubin e Basketbollit Peja, me synim të vetëm që ky klub të jetë në majat e basketbollit të Kosovës.
Agim Lluka ishte ndër figurat më emblematike të Klubit të Basketbollit “Peja”.
Në vitet e paraluftës, edhe përkundër gjendjes ekonomike dhe politike që mbretëronte në Kosovë, KB Peja duke i’u falënderuar donatorëve të saj e posaçërisht familjes Lluka, ishte klubi më i organizuar në vend.
Angazhimi i Agim Llukës në Klubin e Basketbollit Peja vazhdoi edhe pas përfundimit të luftës.
Në vitin 2001 iu besua pozita e drejtorit të klubit, e kulminacioni u arrit 2 vite më vonë kur në krye me Agim Llukën, Klubi i Basketbollit Peja krijoi skuadrën më të fortë në historinë e basketbollit kosovar, e cila me plotë të drejtë morri epitetin e “Ekipit të ëndrrave” ose “Dream Team”.
Peja e fitoi titullin në Ligen Profesionale të basketbollit, e festa e cila zgjati deri në orët e mëngjesit në sheshin e qytetit do të mbetet e paharruar me vite të tëra.
Peja për shumë vite vazhdoi të qëndronte në majat e basketbollit kosovar, me ulje e ngritje por gjithmonë kishte afër nismëtarin e saj, Agim Llukën.
Fal angazhimit dhe sakrificës së madhe të Agim Llukës në kohërat më të vështira, sot Klubi i Basketbollit Peja është klubi më i organizuar dhe i dyti me i trofeshmi në Kosovë.
Roli i tij ka qenë dhe do të mbetet me vlerë në zhvillimin e sportit në përgjithësi dhe basketbollit në veçanti, jo vetëm në qytetin e Pejës por në të gjithë Kosovën.
Miqtë dhe bashkëpunëtorët e kujtojnë rolin e Agimit në ngritjen e Klubit të Basketbollit “Peja”.
“Rrugëtimi ynë ka filluar në vitin 1993 kur u themelua Klubi i Basketbollit “Peja”. Mund të them se Agimi ka qenë një person që ka reflektua në mesin e lojtarëve dhe klubit”, kujton Valdet Spahia fillimet e KB Pejës.
“80 % të financave te KB Peja i ka siguruar Agimi dhe për këtë arsye klubi asnjëherë nuk ka pasur probleme me financa”, shton tutje Spahia për RTV Dukagjinin.
Kryetari i KB Peja, Fatmir Gashi thotë se Agim Lluka pavarësisht se kishte kryer punët ai ishte modest dhe nuk dëshironte të ekspozohej.
“Kryesori dhe iniciatori i themelimit të KB Pejës ishte Agim Lluka. Ai diti të mbledh të gjithë aktorët kryesorë të sportit në Pejë duke filluar nga Valdet Spahiu, Turhan Zajmi, Bujar Loci, pastaj edhe shokët e vet Ilhami Gashi, Nesim Gjukën e ndjerë, Riza Gjakovën e ndjerë etj. Të gjithë këta Agimi arriti t’i mbledh dhe në mars të vitit 1992 themeluan KB Pejën”, rrëfen Fatmir Gashi.
Bujar Loci kujton momentin kur në një kafiteri filloi iniciativa për themelimin e KB Pejës.
“Agimi ishte strumbullari i klubit, kurse ne tjerët ishim aty për të kontribuar…Ai na motivonte më shumë që të kontribojmë në sportin kosovar”, thotë Loci.
“Pos që ishte njëri prej themeluesve të KB Pejës, Agimi ishte ai që me gjithë qenien e tij ka kontribuar në basketboll, normal në klubin e tij të zemrës. Por ka ndihmuar edhe klubet tjera në ngritjen e nivelit të lojës dhe organizimit”, tregon anëtari i Bordit i Klubit Basketbollistik Prishtina, Shkëlzen Fetiu.
Fetiu thotë se Agimi ishte aktiv edhe në Prishtinë duke kontribuar në Klubin e Bastetbollit Universiteti.
Ilhami Gashi thotë se Agimi ka pasur kapacitete të mjaftueshme për jetën, kulturën, sportin e arkitekturën.
“Ai është edhe autor i emblemës së KB Peja. Kompania Dukagjini ka mbajtur barrë kryesore të financimit të klubit. Unë Agimin e quaj intelektual i heshtur sepse ai kurrë nuk është imponuar, por ka ditur çfarë ka kërkuar”, deklaroi Gashi.
Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu thotë se Agimi bashkë me Familjen Lluka kanë mbajtur gjallë basketbollin pejan gjatë periudhave të vështira.
“Të thuhet diçka është e pamundshme pa lënë edhe diçka çfarë ka bërë Agim Lluka për basketbollin e Kosovës”.
Osman Breca thotë se me Agimin kanë qenë rival shumë të shëndoshë.
“Kemi bërë batuta të shumta para ose pas lojës. Batuta ka pasur edhe kur na kanë mundur edhe kur i kemi mundur”, deklaron Breca.
Bashkëpunëtorët tregojnë se pavarësisht se Peja kishte një skuadër të fortë, edhe kur ka pësuar humbje Agim Lluka i ka ngushëlluar dhe u ka dhënë kurajo./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
“Vetëm Ronaldo mund ta kthejë penalltinë në një moment viral” – ylli portugez shënon golin e parë për vitin 2025
Lëndim i rëndë për Armando Brojën, largohet me barelë nga fusha
Tensione mes Flick dhe yllit të Barcelonës: Trajneri gjerman e dëshiron largimin e tij nga klubi
Guardiola bën 'goditjen' e parë të janarit: Transferimi 80 milionësh po zbarkon te Man City
"Vetëm Ronaldo mund ta kthejë penalltinë në një moment viral” - ylli portugez shënon golin e parë për vitin 2025
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Lëndim i rëndë për Armando Brojën, largohet me barelë nga fusha
Ruben Amorim po realizon transferimin e parë te Man United
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025