Nga: Sara Blloshmi (1904-1965, mbesa e Ismail Qemalit, e konsideruar dikur si femra më e bukur e Shqipërisë)
FEMINISMA DHE SHQIPTAREJA
Shpesh herë bëhet fjalë për feminismë. Ne vendet e tjera kjo lëvizje merr një ngjyrë aktive, me pasion me seriozitet dhe gratë bëhen luftëtare të vërteta, nga një herë duke dhanë shkak për manifestime që trubullojnë mendjen dhe qetësinë.
Po ç’është feminizma?
Feminizma është përpjekja e gruasë për të shpëtuar nga kjo farë mituri në të çilën ndodhet sot: Burri, me qenë ma i forti, ma luftar, e ka bërë gruan të konsiderohet si një krijesë gjysmë foshnjë pa një jetë indipendente.
Çdo akt i gruas dependon prej burrit, sikundër një kalama dependon prej prindvet, prej të atit të tij. Duke shkuar koha dhe gruaja është stërvitur të pranojë këtë konditë, të shikojë vetëhen e saj ma të dobët nga pikpamja shoqnore, t’i bindetë fatit që e ka bërë gjysmë shërbëtore dhe nje farë skllafe.
Kjo bindje s’ka qenë kurdoherë pa protestimë dhe kryengritje: jo vetëm gruaja, po shumë herë dhe burratë vetë kanë parë padrejtësinë që bahetë gjysmës së njerëzisë dhe kanë studiuar çështjen edhe nga pikpamja morale, edhe nga ana shoqnore.
Si njerëzit dhe moralet është një padrejtsi e madhe të lanët e gruasë (e memë, shoqes, motrës dhe bijës)në një gradë të poshtme të mos i japim leje të shoqë vetëhen e saj baras me “njerzinë” t’i miret lirija, t’i mohohetë rasja e gezimit të së drejtavet.
Si çështje shoqnore situatë e gruas është një problem me randësi ma të madhë, akoma se i përket zhvillimit intelektual dhe moral të botës me edukatën e fëmijës: duke lënë gruanë në një shkallë inferiore, duke ndalur mendjen dhe karakterin e tyre të formohen, padyshim se edhe djemtë e ktyre grave nuk mund të arrijë në shkallë të madhe të zhvillimit intelektual dhe moral. Kondita e gruasë vepron mbi konditën e burrit dhe dëmton zhvillimin e tij.
Lëvizja femnore ka për qëllim të shërojnë këtë plagë, të gjenje një ilaç. Është një lëvizje, jo vetëm në interes të gruasë, po edhe në interes të përbashkët të përgjithshëm.
Është e vërtetë se feminism s’ka mjaftuar me kaq: pas të drejtave shoqnore, gruaja ka filluar të kërkojë edhe të drejta politike: të jetë zgjedhëse në votimet për këshillëtarë dhe deputetë. Pastaj kërkuan të bëhen deputete dhe ministra.
Sot në shumë paralamente ka deputete gra dhe të paktën në dy shtete të qytetruar ka edhe ministra.
Në qoftë se gruaja ka pasun nevojë për durim të gjatë dhe kohë që të fitojë të drejtat e saj shoqnore, shkaku i kësaj ka qenë se këto të drejta fitohen vetëm me zotsinë dhe përparimin intelektual, moral dhe kulturor të gruas. Me fjalë të tjera, duhet ma parë të jetë e mësuarë, të përpieket, të jetë e mençur, serioze. Vetëm atherë meriton të ketë një pozitë të ndershmë dhe indipendente.
Shpëtimi pra i gruas nga mituria lyp një përpjekje dhe një forçim të gjatë, të qetë, me vullnet të ngadalshëm, me këmbëngulje të përditshëm. Një kujdes të paheshtur dhe një seriozitet plot dinjitet.
Nga ana tjetër fitimi e të drejtave politike ka të ngjarë me ashpërsi dhe me zihje: shumë prej nesh mbajnë ment luftimet e sufragetave ne Angli dhe triumfin final të tyre.
Tani vjen fjala: A kemi nevojë në Shqipëri për të drejta politike femnore, a po vetëm të përpiqemi për të lartësuar shkallën shoqnore të gruasë? Mentonj se kujdesi ynë duhet të jetë pika e dytë dhe jo ajo e parë.
Kemi për shembull Françën, ku çështjet politike të gruas kanë marrë një zhvillim fort të vogël dhe ku, përkundrazi, pyetjet kulturore kanë në një rëndësi të madhe. Roli kryesor i shqiptares pa dyshim duhet të jetë qendërsuar në këto pika: shtëpija, shoqnia, shkolla dhe spitale.
Në kohë se në Shqypni s’kemi nevojë për feminizmë në kuptim politik, kjo s’do më thanë se detyra dhe barra që i takojnë gruas janë ma të lehta. Përkundrazi pjesa që na duhet të marrim nëkëtë popull e në këtë tokë asht ma e randë dhe ma e madhe. Më parë kena shpinë tonë, familjen tonë, kjo familje që na ka mbet prej stërgjyshërve tonë dhe që një dit stërnipat tonë do të na kujtojnë. Mos harrojmë as një orë se neve na takon të krijojmë një atmosferë dashurije, respekti, disçipline dhe mëshire në mbretërinë e vogël t’onën. Neve duhet të kujtojmë responsabilitetin e madh që fati na ka shti në pëqi.
Kundrejt burrit dhe kalamajve tonë kemi detyra dyfishe: t’a bëjmë rrethin e shtëpisë të kandëshëm dhe të pregatitim një lumturi të pritunit.
Jo vetëm shoqi i ynë të jetë i knaqun nga shtëpia pra edhe t’a doje këtë shtëpi po edhe goçat dhe djemtë tonë të marrin prej nesh famën e lumturisë e kujtimin e mirësisë.
Nuk u është mjaft pas kësaj të kemi fëmijë: lypset që kjo femijë e jona prej trupit, zemrës dhe mendjes të jenë të shëndoshë, fatbardhë ashtu sin a është ngarkumun barra që të kujdesena për trupin, edhe më tepër akoma duhet të gatojmë karakterin dhe moralin e tyne. Këtu vin pyetja: a mund ta kqyrim si të kryme detyrën tonë pse i çojmë kalamajtë në shkollë, apo duhet me I përgjumun e me i pas gjithmonë me kujdes?
Kur të dijmë se edukata që duron ashtu ajo që merret në shtëpi e në familje, atëherë përgjigja jepet vetvetiu. Edhe ma parë se çdo sent është shëmbëlla jonë, pasqyra jonë, pasqyra dhe modeli që do të u japim ne vetë atyreve qeë janë ma të vegjël.
Me vehten, familjen, fëmijën tonë krijohet shoqnia dhe sidomos kjo shoqni që e quajmë komb dhe Shqypni.
Të metat e shuma, nevojat jo ma të vogla, koha e kalume, na urdhërojnë që mbas këndaj të punojmë ma me zell dhe vullnet.
Shoqnia lup bashkëpunimin dhe aktivitetin e të gjithve. Ashtu sikundër që shëndeti i një personi e lyp që do gjymtyrë, çdo pjesë e trupit të jetë e shëndosh gjithashtu edhe shoqnia e lyp që çdo person, çdo familje të ketë shëndetin e saj moral e fizik. Kesaj I thonë solidaritet. Një dhamp i vogël i një sahati të jetë thyer, ay sahat nuk eçën. Me të mos ranë shiu në bjeshkën e largët shkakton të bahet batall mullini. Që të jetë fatbardhë një zonj’ e madhe e një kombi, duhet që edhe ma e vogël e kujdeshavet ose e jevgavet të jetë e lumtun, të ketë shëndet trupor, edukatë, karakter, moral, konfort. Një plagë e vjetër në majë të gishtit të vogël na jep ethe dhe sëmundje. Grave që kanë kohë, që dëshirojnë me ushtrue aktivitetin, vullnetin dhe inteligjençën e tyre u takon të ndjejnë veprimin e tyre edhe jashtë shtëpisë, në fqinjtë në të njohurit dhe të panjohurit.
Kur të kemi si pri’ dhamshurinë, kur te mbajmë para sysh ligjën e solidaritetit dhe të na vijë keq për çdo të metë, për çdo të keqe, atëherë do të gjejmë një rreth for të gjanë për me zhvillue fuqinë tonë mirëbarëse, të përpiqemi të jemi të dobishëmë.
Sa kalamajn takojmë në rrugën tonë që shahen, që pijnë duhan! Sa goça dhe djem shohim që i kanë ethet, që kanë plagë të frye e në fytyrë! Sa jetim e jetime hasim që kanë nëvojë për një fjalë t’ambël, për një buzë të qeshur! Do zgjatun një dorë e mëshirëshmë solidariteti dhe gjithë detyrat që i heth ky solidaritet mbi supet tona. Atëherë nuk u do të themi: Qeveria ka bamun shkolla, ajo le të kujdeset për kalamajtë! Atëherë nuk u do të thomi: Qeveria ka qel spitale, ajo le t’i mjekojë të sëmurët!
Në qoftëse kombin tonë e kqyrim si familjen tonë; ndë qoftë se jena bindun se në fat të zi e të bardhë ka një bashkim ndërmjet çdo gjymtyre, atëherë ëdhë shkolla edhe spitali kanë aq nevojë për punën dhe për mendjen tonë sa dhe shtëpija dhe familja jonë. /Gazeta Shqiptare/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMOS U DORËZO KURRË
Xhubleta dhe marrëzia jonë atdhetare
Fjalimi i Skënderbeut!?
Xhafer Deva, tmerri i Kosta Peçancit: Ky arnaut i vogël ka me na... deri në Nish!
GJUHA SHQYPE
Thënie të zgjuara të emrave të mëdhenj: Jeta është përgatitje e gjatë për diçka që nuk ndodh!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje