Tri vendime dhe gjashtë nisma për lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe që janë na pajtim me fushat e përgjegjësive të saj kushtetuese dhe ligjore, i ka miratuar Qeveria e Kosovës në mbledhjen e rregullt.
Në njoftimin e Qeverisë së Kosovës bëhet e ditur se vendimi i parë në mbledhjen e sotme ishte themelimi i Këshillit Organizativ për manifestimin gjithë-popullor për shënimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila do të mbahet nën patronatin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Kryeministri propozoi Këshillin Organizativ në këtë përbërje: Armend Mehaj, ministër i Mbrojtjes, Kryesues; Donika Gërvalla – Schwarz, zëvendëskryeministre e dytë dhe ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës; Fadil Nura, kryetar i Komunës së Skenderajt, anëtar; Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë, anëtare, Hajrulla Çeku, Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, anëtar; Xhelal Sfeçla, Ministër i Punëve të Brendshme, anëtar; Bashkim Jashari, Komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës, anëtar; Bislim Zogaj, drejtor i Agjencisë për menaxhimin e komplekseve memoriale të Kosovës, anëtar.
Gjithashtu ftohen ta dërgojnë nga një përfaqësues në Këshill: Zyra e Presidentes, Kuvendi i Kosovës, Komuna e Prishtinës, Organizatat e Dala nga Lufta e UÇK-së, Asociacioni i Komunave të Kosovës, Organizatat e Shoqërisë Civile.
Është miratuar edhe vendimi për plotësimin dhe ndryshimin e vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr.07/09 i datës 01.07.2020, sipas të cilit pikat 2, 3 dhe 4 të Vendimit Nr.07/09 të datës 01.07.2020 shfuqizohen, ndërsa shtohet pika 2 sipas të cilës: “Udhëzohet AKP të mos vendos në shitje asete që janë të identifikuara si potenciale për t’u transferuar në Fondin Sovran, para miratimit të politikës së Qeverisë lidhur me themelimin e Fondit Sovran” dhe shtohet pika 3: “Asetet mund të ofrohen për qiradhënie të rregullt, deri në miratimin e politikës së Qeverisë lidhur me themelimin e Fondit Sovran”.
“Marrë parasysh nismën e Qeverisë në drejtim të themelimit të Fondit Sovran, është e domosdoshme që të parandalohet tjetërsimi i aseteve jetike për utilizimin e tyre në qëllim të interesit shtetëror, përmes Fondit Sovran. Andaj, me qëllim të përmbushjes së obligimeve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit në pajtim me politikat e Qeverisë së Republikës së Kosovës, ky Vendim i Qeverisë së Republikës së Kosovës, plotëson/ndryshon vendimin e Qeverisë Nr.07/09 i datës 01.07.2020”.
“Ka marrë miratimin e kabinetit qeveritar edhe vendimi për zbatimin e sanksioneve të vendosura nga Këshilli i Bashkimit Evropian ndaj 183 individëve dhe 26 entiteteve të Bjellorusisë që janë të lidhura me regjimin e presidentit të Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko. Sanksionet konsistojnë në ngrirje të aseteve në Republikën e Kosovës; ndalimin e udhëtimit për individët e sanksionuar; dhe ndalimi për individët dhe entitetet në Republikën e Kosovës që të vënë fonde në mënyrë direkte apo indirekte për individët dhe entitetet e sanksionuara”.
Në parim kanë marrë miratimin e kabinetit qeveritar edhe nismat për lidhjen e marrëveshjeve financiare për IPA 2021 dhe IPA 2022, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
Këto marrëveshje do të sigurojnë zbatimin e programeve vjetore dhe IPA 2021 parasheh përfitimin e 63,96 milion euro për projekte investive në vendin tonë dhe 70,25 milionë nga IPA 2022.
Edhe nisma për lidhjen e Marrëveshjes së Partneritetit për Kornizën Financiare në mes të Republikës së Kosovës dhe Komisionit Evropian për marrëveshjet për zbatimin e ndihmës financiare për Kosovën në kuadër të Instrumentit të Para-anëtarësimit (IPA III), ka marrë miratimin në mbledhjen e sotme. Kjo marrëveshje do të sigurojë krijimin e bazës ligjore që Kosova të ketë qasjen në këto fonde.
“Në pritje të finalizimit të marrëveshjes me Gjermaninë për njohjen reciproke të patentë shoferëve, në mbledhjen e sotme janë miratuar vendimet për dy nisma për lidhje të marrëveshjeve me Qeverinë e Kanadasë dhe me Qeverinë e Republikës së Turqisë, për njohjen reciproke të patentë shoferëve. Ministria e Punëve të Brendshme është autorizuar të ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme për lidhje të këtyre marrëveshjeve”, thuhet në njoftim.
Me propozimin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve është miratuar edhe nisma për negocimin e marrëveshjes financiare me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, e cila do t’i siguronte Kosovës 6,315 000 (gjashtë milionë e treqind e pesëmbëdhjetë mijë) euro që do të dedikohen për efiçiencë të energjisë dhe burime të ripërtëritshme të energjisë në vendin tonë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City