LAJMI I FUNDIT:

Shtyhet shqyrtimi i nismës legjislative për komisonerin për FSK-në

Shtyhet shqyrtimi i nismës legjislative për komisonerin për FSK-në
Foto: Arkiv

Nisma legjislative për komisionerin parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës do të shqyrtohet në një tjetër mbledhje të komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Kjo është vendosur me kërkesë të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje të cilët nuk kanë qenë të gatshëm të marrin vendim ani pse kjo nismë ishte paraparë të shqyrtohej në mbledhjen e sotme.

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli ka thënë se raporti është kryer nga grupi punues por meqë sot kërkohet vendimmarrja ai ka propozuar që të shtyhet për një mbledhje tjetër.


“Unë po konsideroj që nuk janë plotësuar kushtet për shkak që grupi parlamentar po kërkon që me shty për një mbledhje tjetër për shkak se nuk jemi në gjendje qe të marrim ndonjë vendim”, ka thënë Dugolli.

Ndërsa, deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni ka thënë se grupi i punës e ka përfunduar punën dhe se rekomandimet janë të gatshme.

“Nuk prish punë nëse për një javë e shtyjmë megjithëse grupi e ka kryer punën, ne e kemi raportin dhe rekomandimet janë të gatshme”, ka thënë ai.

Shqyrtimi dhe vendimi për këtë nismë legjislative është vendosur të bëhet në mbledhjen e radhës të komisionit.

“Po e presim grupin parlamentar të Vetëvendosjes për me u koordinu edhe këta në mënyrë që takimin e ardhshëm të jemi të gatshëm që të procedojmë”, ka thënë kryetari i komisionit, Bekë Berisha.

Tutje, deputetët kanë diskutuar për planin e punës së komisionit dhe shtimin e aktiviteteve, ndër të tjera edhe për të ftuar në raportim zyrtarë të institucioneve të sigurisë.

Deputeti Fatmir Humolli ka thënë se institucionet duhet të kujdesen për strehimoret të cilat mund të shërbejnë në rast nevoje.

“Po besoj na deputetët kemi mundësi në mënyrë të organizuar me i vizitu të gjitha institucionet tona me përjashtim gjykatën e Hagës që nuk mundemi me vizitu për shkak që është gjykatë jashtë vendit. Unë kisha kërku që Ministria e Infrastrukturës për shkak të mundësive dhe nevojave me pa institucionet tona sa janë të kujdesshme për strehimore dhe kam përshtypje për strehimore nuk kujdeset askush në Kosovë”, ka thënë Humolli.

Ndërsa, deputeti Rashit Qalaj ka shtruar një tjetër temë por e cila u diskutua me dyer të mbyllura pa praninë e mediave në sallë.

“Kjo është pak e ndjeshme çka po du me fol, por po foli vetëm pjesën e parë, kështu që mirë kryetar me mbajt ndonjë takim të përbashkët me komisionin për AKI dhe me ftu edhe drejtorin e Policisë edhe të AKI-së dhe me bisedu për një temë që në këtë rast nuk mundem me fol, por bisedojmë kur të jemi pa media, është shumë sensitive dhe besoj që është në interes së pari për ne si komision”, ka thënë Qalaj, raporton Kp.

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

Lajme
Kalo në kategori