LAJMI I FUNDIT:

Restaurimi i shtëpisë së Xhafer Devës u kundërshtua nga Ambasada gjermane, reagon edhe Pacolli

Restaurimi i shtëpisë së Xhafer Devës u kundërshtua nga Ambasada gjermane, reagon edhe Pacolli

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se do të nisë restaurimi i shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicë.

E ndaj  këtij vendimi të ministrisë ka reaguar ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde i cili ka thënë se është kundër restaurimit të këtij objekti.

“Kjo kulturë e kujtesës është duke u bërë në mënyrën e gabuar!”, ka shkruar Rohde në Twitter.


Gjermania ka shprehur shqetësimin e saj në lidhje me përdorimin e figurave që kanë pasur lidhje me nazizmin.

Fillon restaurimi i shtëpisë së Xhafer Devës, Ambasada gjermane del kundër: Bashkëpunoi me nazistët
Lexo po ashtu Fillon restaurimi i shtëpisë së Xhafer Devës, Ambasada gjermane del kundër: Bashkëpunoi me nazistët

“Jam shumë i shqetësuar për planet në lidhje me restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, që ishte një bashkëpunëtor/protagonist i njohur nazist i divizionit famëkeq SS Skënderbeg. S’ka pastrim të historisë! Mos e shtrembëroni të vërtetën në lidhje me Holokaustin ose krimet e luftës të kryera nga nazistët dhe bashkëpunëtorët vendas”, ka shkruar ambasadori gjerman.

Në këtë çështje është përfshirë edhe ish-ministri i MPJ-së, Behgjet Pacolli.

Pacolli ka thënë se shtëpia e Xhafer Devës duhet të vlerësohet nga historianët e jo nga ata që nuk flasin kurrë për krimet e komunizmit ndaj shqiptarëve.

“Xhafer Deva duhet të vlerësohet nga historianët, jo nga ata që nuk flasin kurrë për krimet e komunizmit ndaj shqiptarëve si masakra e Tivarit, vrasja e Shaban Polluzhës dhe spastrimi etnik në Kosovën e pas vitit 1945. Deva sulmohet nga narrativa serbe, e cila nuk është e Kosovës”, ka shkruar Pacolli në Twitter.

Shtëpia e Xhafer Devës llogaritet të jetë ndërtuar në vitin 1930 në qendër të vjetër të qytetit nga arkitektë dhe punëtorë austriakë.

Restaurimi është planifikuar në kuadër të programit “Trashëgimia kulturore si nxitës për dialogun ndër-komunitar dhe kohezionin social”, i cili bashkëfinancohet nga Zyra e Instrumenti për Stabilitet dhe Paqe i BE-së dhe, Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dhe zbatohet nga UNDP. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut

Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut

Lajme
Kalo në kategori