LAJMI I FUNDIT:

Tesla zotëron 2 miliardë dollarë në Bitcoin

Tesla zotëron 2 miliardë dollarë në Bitcoin

Prodhuesi amerikan i makinave elektrike Tesla zotëron pothuajse 2 miliardë dollarë në Bitcoin, thuhet në dosjet financiare të Komisionit e Letrave me Vlerë (SEC).

Sipas SEC-it, në tremujorin e parë të 2021-së, Tesla ka investuar 1.5 miliard dollarë në Bitcoin, përcjell Telegrafi.


“Në tremujorin e parë të 2021, janë investuar 1.5 miliard dollarë në Bitcoin. Ne besojmë në potencialin afatgjatë të valutave dixhitale si një investim dhe si një alternativë likuiditeti ndaj parave të gatshme. Vlera e tregut e posedimit të Bitcoinit deri më 31 dhjetori 2021 ishte 1.99 miliardë dollarë”, njofton SEC.

Shefi ekzekutiv i Teslas, Elon Musk në fillim të vitit të kaluar kishte thënë se kompania filloi të pranonte Bitcoin si një mënyrë pagese, por se kishte ndaluar këtë mundësi në muajin maj për shkak të shqetësimeve mjedisore.

Bitcoin si kriptovaluta më e madhe në botë për nga kapitali i tregut, e mbylli vitin 2021 me një fitim prej 60 për qind.

Megjithëse çmimi i Bitcoin ra nën 30 mijë dollarë më 20 korrik të vitit të kaluar, duke arritur nivelin më të lartë të të gjitha kohërave prej 69 mijë dollarë më 10 nëntor.

Tesla është kompania e dytë më e madhe në botë, pas MicroStrategy, e cila zotëron Bitcoin. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Ekonomi
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

Melodia Px
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Viva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare

Viva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare

Viva Fresh Store
Kalo në kategori