Në janar 2021, në depot në Evropë kishte rreth 60 miliardë metër kub gaz, që është plot 52 për qind.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të këtij viti, sasia e gazit ka rënë në 42 miliardë metër kub, dhe shkalla e shfrytëzimit në janar ishte 37.5 për qind, sipas të dhënave të “Gas Infrastructure Europe”.
Vendi me sasinë më të madhe të gazit të depozituar në Evropë është Italia me 10 miliardë metra kub (47 për qind), e ndjekur nga Gjermania me 8.7 miliardë metra kub (35 për qind) dhe Franca me 4.4 miliardë metra kub (33 për qind).
Për sa i përket përqindjes së depozitave të gazit, lider është Portugalia, me 200 milionë metër kub 80 për qind, e ndjekur nga Britania e Madhe me 750 milionë metër kub 75 për qind.
Mbushja e rezervave në Evropë sot është 36.6 për qind. Të dhënat konfirmojnë se rritja e kërkesës dhe dimri i ftohtë kanë ndikuar në uljen e furnizimit me gaz në Evropë.
Stina e dimrit më të ftohta se sa pritej dhe kërkesa e shtuar për energji kanë çuar në përdorim më të madh të gazit. Sasitë e reduktuara të gazit që Rusia dërgon në Evropë nëpërmjet Ukrainës dhe ulja e prodhimit në hidrocentralet kanë ndikuar gjithashtu në sasinë e gazit në ruajtje.
Ekspertët thonë se mund të ketë vështirësi shtesë në furnizimin me gaz për shkak të tensioneve midis Rusisë dhe Ukrainës. Zyrtarët evropianë dhe amerikanë janë të shqetësuar se në rast të një lufte mes dy vendeve, Rusia, e cila siguron 40 për qind të gazit evropian, do t’i përgjigjet sanksioneve duke mbyllur valvulën.
Rusia furnizon Evropën me gaz ose nëpërmjet kontratave afatgjata ose kontratave të njëhershme që shesin një sasi të caktuar gazi. Nga ana tjetër, thuhet se Rusia ka kapacitet për të dërguar 15 për qind më shumë gaz në Evropë.
Ekspertët pohojnë gjithashtu se mungesa e gazit është shkaktuar nga Rusia, e cila dëshiron të tregojë se gazsjellësi Nord Stream 2, të cilin Evropa nuk e dëshiron, është një “nevojë reale”, transmetojnë mediat botërore. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Deficiti tregtar i Kosovës rritet në 490 milionë euro në tetor 2024, krahasuar me vitin paraprak
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” – vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?
Deficiti tregtar i Kosovës rritet në 490 milionë euro në tetor 2024, krahasuar me vitin paraprak
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Unisolar - Investimi më i zgjuar ekonomik që mund të bëni!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj