LAJMI I FUNDIT:

MSh s’ka informacione për numrin e kosovarëve që janë vaksinuar jashtë vendit

MSh s’ka informacione për numrin e kosovarëve që janë vaksinuar jashtë vendit

Ministria e Shëndetësisë nuk ka informacione se sa kosovarë u imunizuan kundër COVID-19 jashtë vendit. Në të dhënat që flasin për numrin e qytetarëve të vaksinuar, nuk përfshihen edhe banorë të cilët kanë marrë dozat në vende të tjera.

Përkundër mungesës së informacioneve, mendohet se numër i madh i tyre janë vaksinuar në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi. Ministri i Shëndetësisë deklaron se është e pamundur që të dihet një gjë e tillë, ndërkaq opozita thotë se një informacion i tillë është i domosdoshëm.

Vet ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi të tri dozat e vaksinës i ka marrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai thotë për KosovaPress se emri i tij nuk figuron në listat e të vaksinuarve në Kosovë.


“Unë nuk e kam atë informatë, është gati e pamundur që të merret ajo informatë. Unë jam qytetar i Kosovës tani dhe i kam marrë tri vaksinat e mia në Amerikë. Unë nuk qëndroj askund në listë”, deklaron ai.

Megjithatë, sipas tij kjo nuk paraqet problem klinik.

“Këto informacione janë të rëndësishme për faktin se ata të vaksinohen, ai është fakti më i rëndësishëm. Tani për tani do të jetë shumë e vështirë që ne të dimë kush është vaksinuar jashtë Kosovës… Ne duhet të kërkojmë prej njerëzve në të gjithë botën se sa kosovarë janë. Është një problem jashtëzakonisht i madh, por jo problem klinik për ne”, shton ai.

Ndryshe mendon deputeti i AAK-së, njëherit anëtar i Komisionit parlamentar për Shëndetësi, Shemsedin Dreshaj i cili thotë se një informacion i tillë është i domosdoshëm për vendin.

“Informata lidhur me numrin e vaksinave të cilat janë marrë jashtë Kosovës, qoftë në Shqipëri, Serbi apo Maqedoni është shumë e domosdoshme dhe shumë e rëndësishme për vendin. Për shkak se kemi shifrat reale të personave të vaksinuar në vend. Realisht unë mendoj që këto të dhëna janë të mangëta në Ministri të Shëndetësisë, në veçanti të dhëna të cilat përkojnë me numrin e vaksinave të marra në Serbi. Dhe pastaj po ashtu lidhur me qytetarët të cilat kanë dy shtetësi apo janë banorë edhe të Serbisë dhe të Kosovës”, shprehet ai për KosovaPress.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Ragmi Mustafi deklaron se ka pasur organizime të shumta për vaksinim të komunitetit serb jashtë Kosovës.

“Nga komuniteti serb në Kosovë kanë bartur në mënyrë të organizuar me autobusë për t’i vaksinuar. Kjo tregon që një shifër e caktuar e konsiderueshme ka qenë të imunizuar në Republikën e Serbisë”, tregon Mustafi.

As Mustafi nuk disponon të dhëna për numrin e të vaksinuarve në të tri komunat në Luginë, por thekson se banorët serbë në masë të madhe janë imunizuar me vaksinën kineze dhe atë ruse.

“Në Serbi janë siguruar katër lloje të vaksinave. Në kuadër të saj kanë pasur qasje të gjithë qytetarët e Republikës së Serbisë që të marrin dozën e vaksinimit dhe të imunizohen. Në kuadër të saj ata kanë krijuar edhe shërbime shtesë, përkatësisht organizuar transport për serbët nga Kosova që të marrin vaksina edhe në Bujanoc dhe qytetare të tjera përreth. Por, se sa është ky numër dhe në çfarë përmasash edhe në këtë rast ne nuk disponojmë informacione të vaksinimit të qytetarëve nga Kosova që kanë dokumente të Serbisë”, vijon Mustafi.

Në Kosovë deri më tani janë vaksinuar me dozën e dytë mbi 800 mijë qytetarë. Ndërkaq, janë dhënë rreth 88 mijë doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Kalo në kategori