LAJMI I FUNDIT:

Dy fakultete, 7 vite “të ngrira”, kompania e Kamçevit në falimentim, lënda e bllokuar në gjykatë?

Dy fakultete, 7 vite “të ngrira”, kompania e Kamçevit në falimentim, lënda e bllokuar në gjykatë?

Gjendemi në oborrin e Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, afër Rektoratit. Siç e mbajnë mend shumë prej jush, hapësira prapa meje deri në vitin 2015 ishte mbjellë me dru të cilët kah mesi i dhjetorit të vitit të njëjtë ishin prerë brenda natës. Arsyeja për këtë ishte se në këtë vend duhej të ndërtoheshin dy fakultete, ashtu siç shkruan në vetë tabelën: Fakulteti i Shkencave Informatike dhe Inxhinierisë Kompjuterike dhe Fakulteti i Edukimit Fizik, Sportit dhe Shëndetit.

Por, shtatë vjet më vonë, këto mure betoni ende duken kështu… Punimet janë pezulluar që moti. Për tërë projektin ishin paraparë 20 milionë euro, kurse kontraktuesi është kompania “Beton-Shtip”, pronari i së cilës ishte Orce Kamçev. Por, më 2 korrik të vitit 2019 kjo kompani hyri në falimentim.

Duke pasur parasysh se investitori i projektit është Ministria e Arsimit dhe Shkencës, përgjigje kërkuam edhe nga ministri i aktual, Jeton Shaqiri, se cilat janë planet për procedurën e mëtutjeshme dhe a do të ndërtohen apo jo këto fakultete?


Ministri nuk jep premtim konkret se për sa kohë do të përfundojë ndërtimi i këtyre dy objekteve, pasi siç thotë, ndoshta lënda është bllokuar nëpër labirintet gjyqësore. Problemi kryesor është kompania ndërtimore “Beton-Shtip”, si kontraktuese e projektit. “Beton-Shtip” është kompania e cila u bë e njohur me hetimin e rastit “Tenderët” të PPS-së, e në këtë hetim ishin përfshirë edhe objektet e projektit “Shkupi 2014”./Tv21/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Çfarë është Komisioni Presidencial për Drejtësi Tranzicionale, që pritet të themelohet së shpejti?

Çfarë është Komisioni Presidencial për Drejtësi Tranzicionale, që pritet të themelohet së shpejti?

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Lajme
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori