LAJMI I FUNDIT:

Meta: Rama cenoi interesat kombëtare të Shqipërisë dhe Kosovës

Meta: Rama cenoi interesat kombëtare të Shqipërisë dhe Kosovës

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta komentoi marrëdhëniet e tij me kryeministrin Edi Rama.

Meta u shpreh se kryeministri Rama ka cenuar interesat dhe sovranitetin e Shqipërisë dhe të Kosovës dhe për këtë çështje ndarja me të është shumë e qartë.

“Zoti Rama ka cenuar sovranitetin e vendit dhe të popullit shqiptar. Ka cenuar interesat kombëtare të shqiptarëve, shtetit të Kosovës dhe sigurisht që kemi ndarje shumë të qarta në këtë drejtim. Unë për ndarje ideologjike nuk krijoi marrëdhënie të papajtueshme moralisht me askënd sepse bindjen politike janë e drejtë e kujtdo. Por kur cenohen interesat kombëtare jam i qartë dhe i prerë”, tha Meta në A2 CNN.


Ditën e hënë, Gjykata Kushtetuese pritet të japë vendimin për shkarkimin ose jo të tij, por Meta u shpreh se nuk është aspak i shqetësuar për përfundimin që do të ketë ky proces. Madje, ai zbuloi të tjera plane, për të cilat theksoi se i kishte deri para 25 prillit, kur u mbajtën zgjedhjet e fundit.

Ilir Meta tregoi se deri në atë datë kishte menduar për një mandat të dytë si president dhe më pas të futej në rrugën e diplomacisë.

“Që pas 25 prillit, mezi pres 24 korrikun. Më herët, unë kisha një plan tjetër. Kisha në plan për një mandat të dytë si president dhe pastaj të largohesha nga politika, t’i hyja një karriere të re, asaj të diplomacisë. Gjithmonë me dëshirën që të rikuperojmë disa dëme që i janë bërë kushtetutës, por edhe për institucionin e Presidentit të Republikës për të ardhmen, jo për Ilir Metën”, deklaroi ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Nga maskat kundër-gaz te snajperët mbi Kryeministri, policia mobilizohet për protestën e PD-së në Tiranë

Nga maskat kundër-gaz te snajperët mbi Kryeministri, policia mobilizohet për protestën e PD-së në Tiranë

Lajme
Rritja 20 për qind e pensioneve, Haradinaj: Mashtrim i Kurtit në shkëmbim të votës

Rritja 20 për qind e pensioneve, Haradinaj: Mashtrim i Kurtit në shkëmbim të votës

Lajme
Ministrat shqiptarë në Qeverinë e Maqedonisë nuk marrin pjesë në ceremoninë e pritjes së kryeministrit serb

Ministrat shqiptarë në Qeverinë e Maqedonisë nuk marrin pjesë në ceremoninë e pritjes së kryeministrit serb

Lajme
Gjykata kërkon nga Prokuroria Speciale plotësimin e aktakuzës ndaj dy ish-ministrave, Shala dhe Krasniqi

Gjykata kërkon nga Prokuroria Speciale plotësimin e aktakuzës ndaj dy ish-ministrave, Shala dhe Krasniqi

Drejtësi
Dy të arrestuar nga aksioni në

Dy të arrestuar nga aksioni në "Pallatin e Rinisë"

Lajme
Qeveria ndryshon masën e sigurisë ndaj produkteve serbe, flet Kusari-Lila

Qeveria ndryshon masën e sigurisë ndaj produkteve serbe, flet Kusari-Lila

Lajme
Kalo në kategori